(VIDEO) VMRO vazhdon shpalos mesazhet në Viber për shkeljet gjatë zgjedhjeve

by admin
Spread the love

“Listë e zezë e veturave për t’i përjashtuar“, “Shpikni shkelje, largojeni”, “Deri në mbrëmje lista e aksionit partiak vota plus, vlen për të gjithë”. Këto janë vazhdimi i sms prosive që sipas VMRO-DPMNE-së janë shkruar në grupin e viberit mes pjesëtarëve të MPB-së. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-s Dragan Kovaçki, tha sot se shpalos prova që grupi kriminal i Zaevit dhe Spasovskit i përbërë prej mbi 40 policëve kanë bërë lista të zeza të veturave që duhej t’i largonin nga komunikacioni, ka organizuar përndjekje fizike të atyre që nuk janë në një mendje me ta, kanë bërë lista për votim të LSDM-së dhe kanë dhënë urdhër për shpikje të shkeljeve ligjore.

Ky grup, sipas VMRO-s, është nën komandën e Kire Kitanovskit të MPB-së, këshilltari i Oliver Spasovskit, Oliver Llukarovski dhe grupi plotësisht është vënë në funksion të LSDM-së.

DRAGAN KOVAÇKI, ANËTAR I KOMITETIT EKZEKUTIV TË VMRO-SË

“Të gjitha veturat janë vozitur për ta. Shkoni t’i largoni menjëherë. Ky është orientim dhe urdhër i drejtpërdrejt nga komandanti i SPB Prilep me qëllim bullizmin e aktivistëve të VMRO-DPMNE-së. Nga komunikimet në viber shohim se tekstualisht zyrtarët policorë në turn, vetëm kanë ndjekur njerëz që nuk pajtohen me pushtetin”.

VMRO pret që hetimi të rezultoj me aktakuza konkrete, pasi, siç tha Kovaçki, institucionet nuk guxojnë të shfrytëzohen për presione partiake. Në rast se institucionet që janë kompetente për ta zbardhur këtë rast nuk punojnë sipas ligjit dhe nuk i ndalojnë dhe sanksionojnë vepriemt e këtilla, VMRO bën me dije se pas lirimit të sistemit do të ketë përgjegjësi për të gjitha ata që kanë marrë pjesë në organizime të këtilla, bullizim dhe malltretim, ashtu si dhe ata që kanë pamundësuar hetimin.

VMRO-ja, këtë siç e quan skandal e nisi një ditë më parë ku shpalosi sms porositë e para të grupit të quajtur “XXX”. LSDM dhe MPB hodhën poshtë të gjitha siç i quajtën pretentimet e partisë opozitare.  Emine Ismaili /SHENJA/ 

You may also like