(VIDEO) VMRO për bisedimet me Bullgarinë: Kovaçevski të ketë kujdes çfarë pranon

by admin
Spread the love




Qeveria e Kovaçevskit të ketë kujdes se çfarë pranon në bisedimet me Bullgarinë, pozicionet e Bullgarisë çojnë drejt asimilimit të popullit maqedonas. Kështu porosisin nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Derisa Kovaçevski dhe Osmani fshihen dhe ikin të japin përgjegjësinë për bisedimet me Bullgarinë në Kuvend, para qytetarëve, thonë ata përsëri opinioni zbulon detaje nga bisedimet nga Bullgaria dhe Petkovi.

 VMRO-DPMNE

“Nëse Qeveria e Kovaçevskit lë nënshkrim në dokument në të cilin do të jenë të përfshira të gjitha kërkesat e Sofjes, ndoshta do të ndodh konferenca e parë ndërqeveritare, por asnjëherë nuk do të fillojnë bisedimet mes Maqedonisë dhe BE-së, derisa ne si qytetarë nuk asimilohemi dhe hyjmë në korniza të BE-së si bullgarë”.

Më tej, shtojnë se është i nevojshëm bashkim kombëtar dhe konsensus në lidhje me linjat e kuqe sa i përket bisedimeve me Bullgarinë.

Një ditë më parë, kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, tha se e sheh Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian për të paktën 10 vjet. Ai vlerësoi se heqja e vetos së Maqedonisë së Veriut në fillim të negociatave me BE-në, përkatësisht heqja apo jo, është mënyrë e gabuar e të menduarit. Sipas Petkovit, drejtuar vendit, tha se ka shumë kapituj në rrugën e saj drejt Evropës. Ai vuri në dukje se Bullgaria duhet të vendosë vetëm kushtet e veta, duke përmendur si shembull Kushtetutën përpara kapitullit të parë.

Përndryshe, Bullgaria ka bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE që nga nëntori 2020, duke kërkuar që fillimisht të zgjidhen çështjet e diskutueshme historike dhe gjuhësore midis dy vendeve.

Emine Ismaili /SHENJA/

 


You may also like