(VIDEO) VMRO paralajmëron 123 zyrtarë shtetëror: Publikojeni pasurinë e padeklaruar

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE u ka dhënë ultimatium institucioneve shtetërore që të bëjnë publike emrat e zyrtarëve shtetrorë, të cilët posedojnë pasuri të padeklaruar. Partia opozitare maqedonase pretendon që 123 zyrtarë shtetrorë fshehin pasurinë e tyre prej 30 milionë eurove nga opinioni, në të cilën përfshihen shtëpi, apartamente, vila, ambiente biznesi, dhe për këtë thonë se kanë informacione të sakta. Shumica e këtyre zyrtarëve janë të emëruar nga partitë në pushtet LSDM dhe BDI.

Brane Petrushevski, deputet i VMRO-së

“Po i japim një afat prej 24 orëve që institucionet t’i publikojnë vetë këta emra, në të kundërtën nga nesër do t’i publikojmë individualisht bashkë me pasurinë që e fshehin. Pasi t’i publikojmë, do të kërkojmë edhe verifikimin e origjinës së pasurisë, pse e kanë fshehur pasurinë sekrete, pjesa më e madhe e së cilës mund te jetë e fituar në mënyrë të paligjshme”

VMRO-ja gjithashtu thotë  se pronat e zyrtarëve shtetërorë nuk janë të regjistruara nga Komisioni Shtetërorëpër Parandalimin e Korrupsionit, institucion ky që është bashkëpuntor në këtë skemë.

Brane Petrushevski, deputet i VMRO-së

“Institucione si Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, të krijuar për të parandaluar akte të tilla, praktikisht janë bashkëpunëtorë në skemën e krijuar nga Qeveria dhe janë mbrojtës të tyre. Besojmë se është një shoqatë e re kriminale dhe fshehje e organizuar e pasurisë”

VMRO-DPMNE thekson se është e qartë se bëhet fjalë për fshehje të vetëdijshme, e cila është fituar në mënyrë të pandershme.

Partia opozitare vlerërson se afera e re e “Pasurive Sekrete” është një tjetër tregues se si Qeveria funksionin jashtë ligjeve, duke mbrojtur shkelësit e të njejtit, të cilët në këtë rast janë zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar, obligim i të cilëve është t’iu shërbejnë qytetarëve të Maqedonisë të Veriut.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like