(VIDEO) VMRO nuk do ta mbështesë e likuiditetit të EMV-së

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE nuk do ta mbështes Ligjin e Likuiditetit të EMV-së dhe për këtë do ta shfrytëzojnë mundësinë e filibasteringut në Paralament. Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski tha se më këtë ligj Qeveria pretendon që ta mbyll REK Osllomej deri në fund të vitit 2023, dhe REK MANASTIR  deri në vitin 2027 të mos funksionojë. Sipas tij, kjo do të thotë se 4.000 qytetarë që varen nga puna e këtyre dy objekteve bazë të prodhimit të energjisë elektrike, të mbeten pa punë.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë dhe do ta shfrytëzojë mundësinë e filibasteringut në parlament. Derisa VMRO-ja të jetë gjallë, ne nuk do të mbështesim politika  të tilla anitkombëtare. Vlerësojmë se ato të holla neve nuk na duhen, dhe do kërkojmë burime tjera, por është e papranueshme që të lejojmë asimilimin energjetike të Maqedonisë. Pra të jeni të sigurt, se VMRO-DPMNE do të përdorë të gjitha forcat në paralment që të mos kaloj ky ligj”

Ndërkaq që, lidhur me kërkesën e Ministrit të Punëve të Jashtme, Buajr Osmani për një Marrëveshje të re Negociuese për  Bashkimin Evropian, Micksoski tha se është shumë vonë, dhe është dashur të ulen në tavolinë para se të nënshkruhej marrëveshja, siç e quajti ai “kapitulluese”.

Hrisitjan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE

“Kam bërë thirrje që të formohen 5 ekipe, të ulemi dhe të bëjmë një strategji dhe në bazë të asaj strategjie të veprojmë më tej. Pavarësisht kësaj, ata refuzuan me mendjemadhësi  dhe në mënyrë të papërjgegjshme. Dhe tani, me një vonesë të madhe, diçka ofrohet përsëri, sepse nuk kanë një koncept të qartë. Mendoj së është një tentim për t’ë defokusuar nga përgjegjësia që parita e tij kërkon për Ministrin e Jashtëm”

Ai shtoi se në vend që ta refuzonin dorën e zgjatur nga VMRO-DPMNE, Qeveria është dashur të mendojë  se sa e rëndësishme është mbështetja e tyre, pa të cilën siç tha Mickoski janë totalisht të pasukseshëm.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like