(VIDEO) VMRO mendohet nëse do të marrë pjesë në qeverinë teknike

by admin
Spread the love

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski deklaroi se janë duke u menduar seriozisht për hapat e mëtutjeshëm që ata si opozitë do t’i ndërmarrin në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në qeverinë teknike në të cilën do të marrin një ministër të Punëve të Brendshme, një ministër të Punës dhe Politikës Sociale dhe tre zëvëndë ministra në financa, bujqësi dhe në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

ALEKSANDAR NIKOLLOSKI, NËNKRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Qeveria e përballur me rejtingun e ulët dhe humbjen e sigurtë në zgjedhje po përpiqet të bëjë çdo manipulim jo për të fituar zgjedhjet, por për të manipuluar për një deputet shtesë”.

Po ashtu Nikolloski tha se kjo shihet edhe përmes përpjekjeve të qeverisë për të mos zgjedhur një anëtar të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve që do të vinte nga rradhët e partive opozitare të shqiptarëve.

ALEKSANDAR NIKOLLOSKI, NËNKRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

 “Përkatësisht Aleanca për Shqiptarët u bë anëtare e qeverisë gati një vit më parë dhe kështu humbi vendin e saj në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve(KSHZ). Sipas ligjit ai vend i takon opozitës. Ligji thotë se KSHZ ka 7 anëtarë, 4 prej të cilëve janë të qeverisë dhe 3 të opozitës. Për momentin ai vend është i paplotësuar edhe pse të gjithë e dinë që duhet të jetë i partive në opozitë. Janë shkelur disa ligje duke pasur parasysh se ligjet kanë norma dhe procedura të qarta se sa kohë duhet për tu plotësuar KSHZ-ja.”

Nikolloski thotë se  është e qartë se duke luajtur me këtë proces pushteti aktual po mendon seriozisht për manipulime në procesin zgjedhor dhe për këtë ata si parti seriozisht do të mendojnë të marrin pjesë në Qeveri, por garanton se nuk do të lejojnë që zëri i qytetarëve dhe vullneti i tyre të manipulohet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like