(VIDEO) VMRO mban nesër kongresin, Mickoski kandidati i vetëm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VMRO-DPMNE nesër do të mbajë Kongresin e rregullt partiak, ku do të trasohet rruga e veprimit të ardhshëm dhe politikat e partisë. Në këtë kongres do të zgjidhet edhe lideri i VMRO-së, për shkak se mandati i Hristijan Mickoskit skadon në fundin e muajit dhjetor, ndërsa ky i fundit është kandidati i vetëm për të parin e partisë.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE, Dragan Kovaçki, disa ditë më parë tha se presin që kryetari të jetë kandidat në Kongresin e ardhshëm konform rezultateve që i treguan në zgjedhjet e fundit lokale.

Ndërkaq, VMRO-ja opozitare ka reaguar edhe për zgjedhjet brendapartiake të LSDM-së, që gjithashtu do të mbahen nesër, duke thënë se Kovaçevski do të jetë menaxher i “zaevizmit”.  Ata thonë se LSDM po bënë teatër në zgjedhjen e liderit të ri, pasi siç thonë është e qartë se lider i LSDM-së do të mbetet Zoran Zaev, ndërsa Dimitar Kovaçevski do të jetë pengu i tij.

VMRO-DPMNE

“Për çfarë demokracie po flet Zaevi kur vetëm konfirmoi se LSDM-në e ka shndërruar në kompani private, në të cilën punëson vetëm një menaxher të zakonshëm. Në fakt, për këtë arsye 20 mijë anëtarët e LSDM-së janë regjistruar më pak për të votuar , sepse janë të zhgënjyer me Zaevin dhe zaevizmin dhe me të gjithë farsën me zgjedhjen e një ’lideri të ri’” .

Ata shtojnë se asgjë nuk do të ndryshojë, me liderin e ri të LSMD-së, që sipas tyre do të mbetet e njëjta matricë që e ktheu Maqedoninë  e Veriut në vendin më të korruptuar në Evropë.

Edhe LSDM-ja ka reaguar në lidhje me Kongresin e VMRO-DPMNE-së që do të mbahet nesër. Ata thonë se në këtë parti nuk ndryshon asgjë, pasi sipas tyre është parti e vjetër e pareformuar, ndërsa siç thonë LSDM vazhdimisht ndryshon dhe përmirësohet.

Nga LSDM shtojnë se VMRO-DPMNE nesër mban kongresin dhe se çdo gjë dihet paraprakisht, ka vetëm një kandidat dhe vendosin vetëm insalacionet e Gruevskit.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like