(VIDEO) VMRO-ja dhe LSDM-ja kanë shkëmbyer akuza në lidhje me pagën minimale në vend

by admin
Spread the love




Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE reagon kundër  LSDM-së, në lidhje me pagën minimale. Ata përmes një komunikate thonë që LSMD-ja të mos kërkojë arsyetime, por të rrisë pagat dhe t’i japë mbështetje ekonomisë. Ata gjithashtu shprehen se në vend që pushteti të vjedhë, të kryejë krime dhе paratë të përfundojnë në xhepat privat,  duhet t’i ndihmojnë punëtorëve  në kohë krize të energjisë dhe pandemisë.

VMRO-DPMNE

“Nëse LSDM-ja vërtet dëshiron ta rrisë pagën minimale, atëherë duhet ta bëjë këtë, dhe ne do t’i mbështesim ashtu siç do ta mbështesim rritjen e pagave në sektorin publik duke i’u edhe koeficientit të vendeve të punës”.

Këtij reagimi i është përgjigjur edhe partia në pushtet e LSDM-së. Ata thonë se partia e tyre vazhdimisht tregon se është në anën e punëtorëve dhe të qytetatrëve.

LSDM

“Për mbi 6.000 denarë e kemi rritur pagën minimale për më pak se pesë vjet. Domethënë nga 9.000 denarë nga koha e VMRO-DPMNE-së në 15.200 denarë. Me politika të suksesshme ekonomike në mes të krizës kemi rritur pagën mesatare, pensionet dhe ndihmën sociale”.

Sipas LSDM-së angazhimi i tyre është që paga minimale të vazhdojë të rritet, sepse përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve në kohë krize energjetike është prioriteti i tyre.

Megjithatë, as mbrëmë nuk është arritur marrëveshje për rritjen e pagës minimale mes Sindikatit   Qeverisë dhe punëdhënësve. Është vlerësuar se modeli ekzistues i harmonizimit të pagës minimale nuk është mirë për asnjë palë.

Nga Qeveria paralajmërojnë se do të rishikojnë propozimin e ri të Konfederatës së biznesit për të subvencionuar rritjen e pagës minimale.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like