(VIDEO) VMRO: Grupi “xxx” me 14 policë merren vesh si t’i keqtrajtojnë kundërshtarët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Merrjani veturën dhe vriteni”, “Ndalojini veturat për kontrollim të detyrueshëm teknik”. Kështu kanë shkruar mes vete pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në një grup në viber të quajtur “XXX”, të cilat SMS i zbulon VMRO-DPMNE-ja. Sipas partisë opozitare, ky grup është formuar në fushatën zgjedhore dhe në të bëjnë pjesë policë të afërt me pushtetin, me qëllim, malltretimin, bullizmin, dhënien e urdhrave për lëndime fizike dhe vrasje ndaj pjesëtarëve të VRMO-së. Këto siç thotë Dragan Kovaçki nga kjo parti,  janë vetëm disa nga sms që janë shkruar në grup, ndërsa të njejtat VMRO thotë se i ka marrë nga vetë pjesëtarë të MPB-së.

Grupi siç thotë ai më tej është i përbërë prej 14 policësh, të cilët janë shefa, komandantë policie dhe policë në rolin e ekzekutuesëve të partisë. Mes tjerash sipas tij, policët edhe kanë ndjekë pjesëtarë të VMRO-DPMNE-së.

Dragan Kovaçki, antar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së

“Grupi kriminal i përbërë nga policë të Zaevit dhe Spasovskit është dakorduar për maltretim të secilit që nuk e mbështet LSDM-në: ‘Merrjani veturën dhe vriteni’, thotë njëri prej komanduesve të koordinuar të grupit. Një tjetër porosi thotë: ‘Ndalini veturat për kontroll të detyruar teknik’. Ja detajet e tmerrshme. Po citoj një sms “Mbrëmë në orën 19:00, në rrugën Kej 19 shtatori para ndërtesës së Kopshtit Zoologjik, ndërtesa e dytë, Tojota e zezë xhip 0200 në të cilin ishte Borçe Jovçevski, me të ishte Miki Çadamov i cili i jepte një listë, gjegjësisht dokumente’, jepte informacione në grup Marjan Maçorot nga SPB Manastir”.

Sipas Kovaçkit, siç e quan ai, skandali nuk përfundon me kaq dhe se detaje të tjera do të shpalosin periudhën në vazhdim.

Dragan Kovaçki, antar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së

“Skandali vazhdon. Kjo është vetëm nje pjesë e komunikimeve mes funksionarëve të lartë policorë që kanë qenë pjesë e grupit në kuadër të MPB-së për ndjekje, bullizëm, maltretim, sulm fizik dhe dhe pamundësim të kryerjes së punëve së funksionarëve dhe aktivistëve të VMRO-DPMNE-së. Në periudhën në vazhdim do të zbulojmë detaje nga këto aktivitete jolegale dhe të denueshme”.

VMRO i bënë thirrje Prokurorisë Publike që të hapë lëndë kundër Oliver Spasovskit, Zoaran Zaevit dhe Lupço Nikollovskit, si persona përgjegjës në MPB dhe LSDM për këto zgjedhje. Njëkohësisht i bëjnë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë në vend që me kujdes ti ndjekin këto ngjarje që sipas tyre janë të organizuara nga pushteti.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like