(VIDEO) VMRO-DPMNE dhe LSDM akuzojnë njëra tjetrën për bllokimin e eurointegrimeve

by admin
Spread the love




LSDM dhe Kovaçevski e kanë bllokuar rrugën evropiane. Kështu vlerësojnë nga partia opozitare VMRO-DPMNE.  Nga kjo parti përsëri kanë vazhduar të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. VMRO vlerëson se  LSDM dhe Kovaçevski nuk kanë mandat për ndryshimin e Kushtetutës, pasi siç tonë ata qytetarët nuk u kanë dhënë mandat për një gjë të tillë dhe as ndonjërës partie tjetër politike në parlament.

VMRO-DPMNE

“E vetmja rrugëdalje janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëse janë të sigurt në korrektësinë e politikave të tyre për ndryshimin e Kushtetutës, le ti kenë atë si premtimin kryesor elektoral. LSDM-ja e di se populli nuk do t’i mbështesë dhe prandaj po ikin nga zgjedhjet”.

Ndërkaq, në anën tjetët LSDM lavdërohet me investime dhe punësime që ka bërë gjatë vitit të kaluar. Nga LSDM thonë se  Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial e mbyllën vitin 2022 me investime të reja mbi 430 milionë euro, që është rezultati më i mirë që nga ekzistenca e tyre.

LSDM

“Tashmë në tetor të vitit të kaluar u tejkalua kufiri më i lartë i eksportit prej tre miliardë eurosh, që ishte rezultati më i lartë i arritur në vitin 2021. Mbi 2000 vende pune të reja dhe të paguara mirë u krijuan vetëm në zonat e zhvillimit teknologjik industrial gjatë vitit të kaluar. Që nga viti 2017, në ZTZHI janë krijuar më shumë se 10 mijë vende të reja pune, që është 160 për qind më shumë vende pune se sa është arritur në periudhën 2007-2016”.

Nga LSDM gjithashtu deklarojnë se pagat po rriten dhe për herë të parë në vitin 2021 kaluan mesataren në të gjithë ekonominë. Sipas tyre masat dhe politikat e LSDM-së dhe kryeministrit Kovaçevski po japin rezultate.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like