(VIDEO) VMRO-DPMNE akuzon pushtetin për rritjen e çmimit të rrymës dhe të ngrohjes

by admin
Spread the love

Për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe të ngrohjes qëndrore, partia opozitare VMRO-DPMNE po e akuzon pushtetin. Ata thonë se Qeveria e Zaevit nuk ka marrë masa parandaluese me kohë, prandaj ka ardhur deri te kjo situatë.

Në komunikatën dërguar mediave, VMRO thotë se pas rrymës, shtrenjtohet edhe ngrohja, ndërsa “hipokrizinë e zaevizmit”, sipas tyre tani duhet ta paguajnë qytetarët.

VMRO-DPMNE

“Në kohën kur qytetarët mezi po dalin në krye nga muaji në muaj, kur çmimet e produkteve në markete janë rritur deri në qiell, tani po rekomandohet rritje e re e cila do të godas xhepin e popullit. Edhe pse VMRO-DPMNE paralajmëronte para disa muajsh se do të vije deri në këtë çmim shokant edhe për shtrenjtimin e ngrohjes, Qeveria e Zaevit, nuk ndërmori asgjë. Tani papërgjegjësinë dhe pa aftësinë e Qeverisë duhet ta paguajnë qytetarët”.

Sipas Stevçe Antovskit, anëtar i Komisionit për Energjetik nga VMRO-DPMNE zaevizmi e uroi vitin e ri me 15% rritje të çmimit të energjisë elektrike. Kjo rritje sipas tij është për shkak të heqjes së tarifës së lirë ditore.

Stevçe Antovski, anëtar i Komisionit për Energjetik nga VMRO-DPMNE

“Populli duhet ta dijë se rritja e çmimit të rrymës tek amvisëritë dhe përdoruesit e vegjël nga 9.5% nuk është e saktë. Me heqjen e tarifës prej orës 14:00-16:00 çmimi i energjisë elektrike në mënyrë shtesë rritet për 5-6%, që donë të thotë se shtrenjtimi total do të jetë rreth 15%”.

Sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë, nga 1 janari qytetarët do të paguajnë energji elektrike me shtrenjtim prej 9.48% dhe ngrohje qendrore më shtrenjtë prej 14%.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like