(VIDEO) VMRO: Ahmeti dhe Kovaçevski bëjnë pazarin 36-milionë eurosh për central fotovoltik

by admin
Spread the love

VMRO-ja ka ngritur sot pretendimin se djali i Ali Ahmetit, Shkumbin Ahmeti, së bashku me nipërit e Aliut, Drinin dhe Besianin, po hyjnë në një biznes 35 milionë euro për ndërtimin e një centrali fotovoltaik 60 MegaVat në zonën e Kërçovës. Deputeti nga radhët e VMRO-së, Dragan Kovaçki ka deklaruar se familjarët e Aliut tashmë kanë krijuar kompaninë “Helios”, në të cilën secili prej tyre ka 1/3 e pronësisë.

DRAGAN KOVAÇKI, DEPUTET NGA RADHËT E VMRO-SË

“Sipas dokumenteve që na kanë arritur nga sinjalizuesit, të cilat janë analiza e bankës në të cilën kanë llogari kompanitë e Ahmetit, mësojmë për ndërhyrjen e madhe të politikës në biznes dhe pasurimin e madh të klanit nga Zajazi. Në analizë, shkruhet se familja Ahmeti ka njoftuar bankën se tashmë kanë marrë leje për një termocentral të tillë nga autoritetet kompetente qeveritare, dhe janë në pritje të licencës nga Ministria e Transportit. Por, siç thuhet në të njëjtën, Ahmeti nuk ka dorëzuar asnjë dokument me të cilin mund ta vërtetojnë marrjen e lejes”.

VMRO-ja ngrit pikëpyetjen se familjarët Ahmeti ose kanë gënjyer bankën se po bënin biznes të madh ose kanë zbuluar se tashmë kishin një marrëveshje verbale me kreut e qeverisë, në këtë rast kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili sipas partisë opozitare, është nënshkrues i një partneriteti publik privat që shteti do të hyjë në biznes me familjen Ahmeti për ndërtimin e një centrali fotovoltaik 60 MW.

VMRO-ja thekson se këto biseda në një bankë nuk mund të bëheshin pa dijeninë e Ali Ahmetit, ndaj e pyesin publikisht kreun e BDI-së nëse ai qëndron pas informacioneve të paraqitura nga djali dhe nipërit e tij në bankë, ku kanë thënë u duheshin 35 milionë euro ndërtim financiar për të qenë partnerë me shtetin në ndërtimin e një impianti fotovoltaik?

DRAGAN KOVAÇKI, DEPUTET NGA RADHËT E VMRO-SË

“Në të njëjtën kohë, e pyesim Kovaçevskin nëse ka biseduar me Shkumbinin, Drinin dhe Besianin se do të nënshkruajë kontratë partneriteti privato-publik me kompaninë e tyre “Helios” dhe do të ndërtojnë një central fotovoltaik, apo ndoshta ka biseduar me Ali Ahmetin apo Artan Grubin?”

VMRO-ja thekson se presin që Ahmeti dhe Kovaçevski t’ia shpjegojnë opinionit se për çfarë po merren vesh dhe si po i ndajnë bizneset.

Ndërkohë, kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti, ka deklaruar për TV21 ka komentuar për blerjen e Qendrës Tregtare Soravia, ku pjesëmarrës është nipi i tij, Drin Ahmeti.

Ahmeti u përgjigj se Drini nuk mund t’i shmanget hetimit. Ai siguroi se për këtë nuk do të ketë asnjë amnisti apo strehim nga ana e tij apo e BDI-së.  /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like