(VIDEO) Vitin e kaluar janë ndërtuar rreth 4 mijë banesa, shumica në Shkup

by admin
Spread the love

Enti Shtetëror i statistikave informoi se gjatë vitit 2022 ka përfunduar ndërtimi i 3 844 banesave, nga të cilat 3 714 janë në pronësi individuale. Më shumë se gjysma e banesave janë në rajonin e Shkupit (2107), ndërsa në qytete dhe rajone të caktuara pothuajse nuk ka pasur fare ndërtim. Vitin e kaluar në rajonin e Pollogut janë ndërtuar vetëm 87 banesa, prej të cilave 67 në Mavrovë dhe Rostushë. Në Tetovë ka përfunduar ndërtimi i vetëm tre banesave. Demir Hisari, Krusheva, Resnja, Dibra, Kratova, Haraçina, Saraji dhe Shuto Orizari janë pjesë e komunave ku vitin e kaluar nuk përfundoi ndërtimi i asnjë banese.  Në Shkup, më së shumti banesa janë ndërtuar në Komunën e Aerodromit.

ENTI I STATISTIKAVE

“Nga numri i përgjithshëm i banesave të ndërtuara në rajonin e Shkupit 2.107, vetëm në Aerodrom janë ndërtuar 1.120 banesa. Më pas vjen Gazi Baba me 336, 218 në Qendër, 175 në Gjorçe Petrov, 131 në Butel, 105 në Karposh dhe 14 banesa të përfunduara në Kisella Vodë”. 

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, sipërfaqja mesatare e shfrytëzueshme e apartamenteve të përfunduara është 66.9 metra katrorë.  Vlerësimi i EShS-së është se në vitin 2022 subjektet afariste që merren me veprimtari ndërtimore kanë kryer punë ndërtimore në vlerë prej 30.768.214 denarë ose gjysmë milioni euro. Prej tyre 14.662.217 denarë ose rreth 240 mijë euro janë për objekte individuale. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like