(VIDEO) Vitin a kaluar kishte 9 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore

by admin
Spread the love

Në vitin 2022 janë identifikuar nëntë viktima të trafikimit me qenie njerëzore, nga të cilat tetë janë femra dhe një mashkull, ndërsa numri më i madh i tyre janë fëmijë të moshës 14 deri në 17 vjeç, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.  Gjatë këtij viti, siç informon Trençevska, viktima të shfrytëzimit seksual kanë qenë tri vajza. Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, sipas ministres, duhet të kenë mbrojtje dhe ndihmë më të mirë, për të cilat, siç tha ajo, ka më shumë shërbime për mbështetje, rregullim të gjendjes së tyre dhe ndihmë për shërimin e tyre.

Ministrja tha se Qendra për Viktimat e Trafikimit me Qenie Njerëzore po funksionon në mënyrë adekuate me kapacitet të plotë për t’u kujdesur për gjashtë persona. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale bëri thirrje për veprim të përbashkët të vendeve të rajonit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, pasi është një krim i organizuar transnacional.

Jovana Trençevska

“Trafikimi i qenieve njerëzore është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe kërcënim për liritë dhe sigurinë e çdo shoqërie. Vendi ynë dhe vendet e rajonit shpesh luajnë një rol në secilën nga fazat e trafikimit të qenieve njerëzore, si vend origjine, tranziti apo destinacioni”.

Ajo tha se nevojitet veprim i përbashkët I vendeve të rajonit  kundër trafikimit të qenieve njerëzore, i cili është një krim i organizuar transnacional.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, shtoi ajo, ka rritur mbështetjen financiare për Qendrën për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore dhe financon plotësisht shërbimin e ofruar nga shoqata “Porta e Hapur”. Për shkak të traumave të thella të pësuar, sipas Trençevskës, puna për rehabilitimin e viktimave nuk mund të jetë një program i shkurtër, por kërkon një investim afatgjatë për të ofruar ndihmë, mbështetje, trajtim, trajnim të nevojshëm që viktimat të fillojnë një normale, produktive dhe jetë autonome. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like