(VIDEO) Vit i mbarë për arkën e shtetit

by admin
Spread the love

Ky vit ka nisur mbarë për mbledhjen e arkës së shtetit. Në kuartalin e  parë të vitit, shteti ka grumbulluar rreth 16 milionë euro nga akciza e derivateve të naftës, 9 milionë euro nga pagesa e taksave rrugore dhe mbi 6 milionë euro nga regjistrimi i veturave.

Vetëm për taksat për pagesa rrugore në tremujorin e parë shteti ka fituar pothuajse 9.5 milionë euro. Sipas Raportit për punët financiare të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore për tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat nga taksat janë më të larta për 6,81 për qind, përkatësisht për pothuajse 6,3 milionë euro.

Në periudhën janar-mars të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Ndërmarrja  Publike për Rrugë Shtetërore ka realizuar më shumë të hyra për 386.856.456 denarë, që është 16.37% nga të hyrat e planifikuara në atë bazë për vitin 2022.

Po ashtu nga akciza e derivateve, të ardhurat për muajt janar, shkurt dhe mars janë  992 499 126 denarë ose rreth 16 milionë euro. Kjo është 21,34% nga të ardhurat e panifikuara për këtë vit.

Në krahasim me vitin e kaluar, të ardhurat për këtë vit janë rritur për 50.54% ose rreth 333.191.925 denarë, gjegjësisht 5,4 milionë euro.

Raporti për punët financiare të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore tregon se të hyrat nga përdorimi i rrugëve shtetërore për automjetet motorike, gjegjësisht taksa rrugore që paguhet gjatë regjistrimit të veturës në tre muajt e parë ka qenë  406 271 881 denarë ose  6,6 milion euro. Kjo është mbi 19 % e mjeteve të planifikuara për këtë vit sa i përket kësaj takse.

Nëse krahasohen me të hyrat për kuartalin e parë të vitit me të njëjtën periudhë një vit më parë, në vitin 2022 janë rritur për 386 856 456 denarë ose 6,3 milionë euro. Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like