(VIDEO) Vazhdon ulja e rasteve dhe të vdekurve nga KOVID-19

by admin
Spread the love




Po vazhdon ulja e rasteve të reja dhe vdekurve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Sipas rasteve të reja të paraqitura nga Instituti për Shëndet Publik nga 2359 teste të bëra janë të regjistruara 86 raste të reja, 105 pacientë janë regjistruar si të shëruar dhe një person është shënuar si i vdekur.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, e pohoi një gjë të tillë, i cili tha se ka rënie të numrave të personave të infektuar me kovid 19, por edhe përkundër kësaj, Sali bëri thirrje për vaksinim për të gjithë qytetarët, pasi siç tha ai, nuk e dimë se  si do të jetë situata në vazhdim, i pari i Shëndetësisë shtoi më tej  se vaksina ka për të gjithë.

Në Maqedoninë e Veriut janë 782 raste aktive, ndërsa numri më i madh i tyre është në Shkup, gjithsej 422.

Nga fillimi i pandemisë në vend, gjithsej 308,964 persona janë   të prekur nga COVID-19 , 298,916 prej tyre janë shëruar,  kurse 9266 kanë ndërruar jetë.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like