(VIDEO) Vazhdon protesta e urbanëve, transportuesit nuk heqin dorë

by admin
Spread the love

Protesta e transportuesve privatë të “Slloboda Prevoz” dhe “MakEkspres” e cila ka filluar nga dita e hënë, ende është aktive. Protestuesit thonë se derisa nuk do të plotësohen kërkesat e tyre ata nuk do t’i heqin bllokadat dhe disa pika kryesore të Shkupit do të vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Ndërkaq, drejtori i “Slloboda Prevoz” Lenin Jovanovski, infromoi se tërhiqet si organizator i protestës, pasi sipas tij, kjo bëhet me të vetmin qëllim që mos të keqpërdoret emri i tij, por i njëjti theksoi se do të vazhdojë pa ndërprerë t’i përkrahë kolegët e tij.

LENIN JOVANOVSKI-DREJTOR I SLLOBODA PREVOZ

“Kam vendosur të tërhiqem nga ky proces sepse po keqpërdoret shumë emri im dhe po i jepet kahje  politike. Institucionalisht mbetem drejtor i ‘Sllobodan Prevoz’, por nuk do të jem zëri i  transportuesve. Ne si  ‘Slloboda Prevoz’, nuk mund të jemi faktor transporti sepse me vendim të qytetit nuk mund të regjistrohemi në thirrje publike për linja për një vit”.

Lenin Jovanovski ka komentuar edhe njoftimin nga ana e Qytetit të Shkupit, të cilët kanë bërë thirrje të re publike për autobusët privatë të linjave me numër 20 dhe 22, Jovanoski është i prerë, i cili tha se askush nuk do të aplikojë.

LENIN JOVANOVSKI-DREJTOR I SLLOBODA PREVOZ

“Supozoj se asnjë nga transportuesit nuk do të lajmërohet, as ekzistuesit, as ndonjë i ri. Sipas logjikës së gjërave, kush do të donte të hynte, të bënë punë, të është në transportin  publik dhe pas disa muajsh t’i thuhej: “Na padisni  për borxhin, do t’ua marrim  punën”

Ndërkaq, sekretari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov i ka  bërë  thirrje Ministrisë së Punë të Brendshme që të ndërrmarin masat e duhura për t’iu mundësuar qytetareve lëvizjen e lirshme.

Përndryshe, sot është dita e tretë e protestës dhe Shkupi është pothuajse gjithë i bllokuar, ndërsa kjo ka bërë që të krijohet shumë rrëmujë dhe tollovi në qytet.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like