(VIDEO) Vazhdon protesta e tregtarëve të tregut me shumicë “Kvantashki”

by admin
Spread the love

Jemi mbledhur këtu në këtë protestë për të treguar se ky treg me shumicë është shëndëruar në një arenë zhvatjeje nga ana e pronarëve. Kështu deklaruan protestuesit para tregut me shumicë “Kvantashki”.

Protestuesi, Naser Ajdini tha se tregtarët dhe bujqit, të cilët tani më janë duke protestuar disa ditë, kërkojnë nga pronari i “Kvantashkit”, kushte më të mira dhe infrastruktur të rregulluar. Ata gjithashtu akuzojnë pronarin, se me ardhjen e tij,  ka vendosur çmime  shumë të larta për hyrjen në tregun me shumicë.

NASER AJDINI, PROTESTUES “KVANTASHKI”

 “Pronarët e këtij vendi nuk kanë asnjë rregullore, çmimore apo urdhërese ku do dihet se kush sa duhet të paguajë për shfrytzimin e hapësirës, por përkundrazi pronarët sillen si kauboja duke vendosur çmimore pa kritere dhe pa baza. Paramendoni një bujk që ka ardhur aty të shet prodhimin e tij  me një kamion të vogël duhet të paguaj çmim aq sa mund të ketë fitimin nga shitja e produkteve bujqësore”.

Ajdini tha se ata e respektojnë pronën privatë dhe as që mendojnë të dëmtojnë këtë pronë të pronarit, por sipas tij, ata në asnjë momentë nuk do të telerojnë të trajtohen pa respekt nga ana e pronarit.  Protestuesit kërkojnë ndihmë nga instutucionet  shtetërore për zgjidhjen e kësaj çështje.

NASER AJDINI, PROTESTUES “KVANTASHKI”

“Kërkojmë nga Komuna e Gazi Babës, Qeveria, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë dhe sidomos inspektoratet kompetente të vijnë këtu dhe të shohin se si sillet një pronar me ne bujqit dhe tregtarët. Në kohë të krizës ekonomike, mungesës së madhe të ushqimeve, ne si bujq dhe tregtarë po sigurojmë ushqimin për qytetarët e këtij vendi por edhe për eksport, në vend që shteti të na ndihmonë dhe të na stimulon, përkudnrazi lejon që një pronar i pa përgjegjshëm të nënçmojë mundin dhe djersën tonë për të siguruar produkte ushqimore”.

 

Protestuesit paralajmërojnë se nëse nuk do të gjejnë një gjuhë të përbashkët me pronarin e “Kvantashkit”, ata do ta radikalizojnë protestën e tryre, pasi sipas tyre, e drejta është në anën e tyre.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like