(VIDEO) Vazhdon protesta e transportuesve privat, natë e ditë me autobusë në udhëkryqe

by admin
Spread the love

Mosmarrëveshja ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe transportuesëve privat të kompanive “Slloboda Prevoz” dhe “MakEkspres”, ende është duke vazhduar. Deri në këto momente këtyre pronarëve  nuk u është premtuar asgjë. Kryetarja e Qtetit të Shkupit, Danella Arsovska, vazhdon të mos pranojë të takohet me transportuesit privat. Edhe përkundër të temperaturave të ulëta, shoferët dhe pronarët e transportuesve privat, nga dje, me autobusët e tyre, kanë bllokuar disa pika kryesore të Qytetit të Shkupit, të njëjtit theksojnë se kanë qëndruar edhe gjatë natës në rrugë dhe asesi nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre,  pasi sipas tyre, ata nuk kërkojnë asgjë më shumë, pos asaj, çka nuk ju takon.

PRONAR I AUTOBUSËVE PRIVAT

“Sot është dita  dytë që jemi këtu në protesta edhe natën kemi qëndruar këtu, kemi bërë kujdestari, protesta do të vazhdojë edhe më tutje, diçka të re nuk ka, përgjigje diçka ose kërkesë për takim nga kryetarja e qytetit të Shkupit nuk ka, d.m.th ngelet që të vazhdojmë edhe më tutje me protesta”.

PRONAR I AUTOBUSËVE PRIVAT

“Deri tash nuk ka marrëveshje. Nuk na kanë lajmëru për ndonjë marrëveshje. Jemi ende në rrugë prej dje nga ora 5 e mëngjesit. Djemi kemi qëndruar tërë ditën por edhe tërë natën të gjithë ne shoferët dhe pronarët, por edhe autobusët kemi qëndruar këtu dhe presim ende ndonjë përgjigje”.

Pronarët dhe shoferët e autobusëve privat përsëri ju kërkojnë falje të gjithë qytetarëve për rrëmujën e cila është krijuar në qytet , gjë që qytetarëve  po ju shkakton telashe për të udhëtuar në punë, shkolla dhe spitale.

Përndryshe shoferët dhe pronarët e autobusëve privat të “Slloboda Prevoz” dhe “MakEkspres”, thojnë se qyteti i Shkupit ju ka borgj afro 2 milionë euro, ndërsa sipas tyre, Danella Arsovka as nuk ua pagun këtë borxhë por as nuk i pranon në takim.

 

Mosmarrëveshja ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe transportuesëve privat të kompanive “Slloboda Prevoz” dhe “MakEkspres”, ende është duke vazhduar. Deri në këto momente këtyre pronarëve  nuk u është premtuar asgjë. Kryetarja e Qtetit të Shkupit, Danella Arsovska, vazhdon të mos pranojë të takohet me transportuesit privat. Edhe përkundër të temperaturave të ulëta, shoferët dhe pronarët e transportuesve privat, nga dje, me autobusët e tyre, kanë bllokuar disa pika kryesore të Qytetit të Shkupit, të njëjtit theksojnë se kanë qëndruar edhe gjatë natës në rrugë dhe asesi nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre,  pasi sipas tyre, ata nuk kërkojnë asgjë më shumë, pos asaj, çka nuk ju takon.

PRONAR I AUTOBUSËVE PRIVAT

“Sot është dita  dytë që jemi këtu në protesta edhe natën kemi qëndruar këtu, kemi bërë kujdestari, protesta do të vazhdojë edhe më tutje, diçka të re nuk ka, përgjigje diçka ose kërkesë për takim nga kryetarja e qytetit të Shkupit nuk ka, d.m.th ngelet që të vazhdojmë edhe më tutje me protesta”.

PRONAR I AUTOBUSËVE PRIVAT

“Deri tash nuk ka marrëveshje. Nuk na kanë lajmëru për ndonjë marrëveshje. Jemi ende në rrugë prej dje nga ora 5 e mëngjesit. Djemi kemi qëndruar tërë ditën por edhe tërë natën të gjithë ne shoferët dhe pronarët, por edhe autobusët kemi qëndruar këtu dhe presim ende ndonjë përgjigje”.

Pronarët dhe shoferët e autobusëve privat përsëri ju kërkojnë falje të gjithë qytetarëve për rrëmujën e cila është krijuar në qytet , gjë që qytetarëve  po ju shkakton telashe për të udhëtuar në punë, shkolla dhe spitale.

Përndryshe shoferët dhe pronarët e autobusëve privat të “Slloboda Prevoz” dhe “MakEkspres”, thojnë se qyteti i Shkupit ju ka borgj afro 2 milionë euro, ndërsa sipas tyre, Danella Arsovka as nuk ua pagun këtë borxhë por as nuk i pranon në takim.S

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like