VIDEO/ Vazhdon gara e çmendur për mbijetesë në Serinë A, dy barazimet nuk i bëjnë punë askujt

by admin
Spread the love

Seria A këtë vit ka prodhuar shumë emocione dhe garë të fortë. Nëse tashmë mund të themi thuajse me siguri se Interi do të shpallet kampion, falë diferencës të madhe të pikëve që ka me vendin e dytë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet në luftën për mbijetesë.

Përveç Salernitanës, që duket se sezonin e ardhshëm do të luajë përfundimisht në Seria B, janë 7 ekipe, që do të luftojnë për të mbetur në Seria A. Sasuolo, Frozinone, Empoli, Kaljari, Verona, Udineze dhe Leçe, janë ekipet që do të mundohen të “zhysin” njëra-tjetrën, që të mund të shpëtojnë nga zona e rënies nga kategoria. Diferenca midis tyre, nga vendi i 19-të që i përket Sasuolos dhe deri tek ai i 13-të që i përket Leçes është vetëm 4 pikë.

Dita e hënë, do të ishte mundësia më e mirë që gjerat të ndryshonin pak, sepse kishim përballjet Sasuolo-Udineze dhe Kaljari-Verena, pra takime direkte dhe në rast fitoreje të njërit nga këto ekipe, do të ishte një hap i madh që mund t’i ndihmonte në javët në vazhdim në luftën për mbijetesë. Problemi është se të dyja sfidat u mbyllën në barazim 1-1 dhe nuk ndryshoi gjë, pra në këto 8 javë që do të vijnë, fokusi kryesor tashmë në Seria A, ka mbetur te lufta për mbijetesë.

Për t’u përmendur është fakti që në këto ekipe, ndodhen edhe shumë lojtarë të Kombëtares shqiptare. Janë Bajrami e Kumbulla te Sasuolo, Ismajli dhe Berisha që luajnë tek Empoli edhe Ramadani që luan për Leçen.

Sasuolo-Udineze 1-1

Goli i Defrel 1-0 (VIDEO)

Goli i Florian Tovë 1-1 (VIDEO)

Kaljari-Verona 1-1 

Goli i Frederiko Bonacoli (VIDEO)

Goli i Ibrahim Sulemana (VIDEO)

bandicam 2024-04-01 17-45-00-229

PANORAMASPORT.AL

You may also like