(VIDEO) Vanhoutte: Epilogu i zgjedhjeve lokale nuk duhet të ndikoj tek Qeveria

by admin
Spread the love

Ish-ndërmjetësuesi i BE-së për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoninë e Veriut që kontribuoi në arritjen e Marrëveshjes së Përzhinos, Peter Vanhoutte e kritikoi aktin e kryeministrit Zoran Zaev që dha dorëheqje përshkak të rezultatete të zgjedhjeve lokale. Ai thotë se ëshët i vetëdijshëm për zhgënjimin e Zaevit, por thotë se epilogu i zgjedhjeve lokale nuk duhet të ndikoj tek Qeveria e cila është zgjedhur përmes zgjedhjeve parlamentare. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, poashtu kritikon atë që Zaev nuk është konsultuar me partnerët e  koalicionit.

Peter Vanhoutte, ish-ndërmjetësuesi i BE-së

“Kuptohet, plotësisht e kuptoj zhgënjimin e zotri Zaevit, zhgënjimin nga funksionimi i partisë së tij, zhgënjimi nga mos pasja përparim lidhur me hyrjen në BE, zhgënjimin nga funksionimi i disa partnerëve të koalicionit. Kështu po, këto janë arsye valide se përse kryeministri mund të vendos që të japë dorëheqje. Por, ju lutem, në këtë rast nëse doni të jepni dorëheqje, informojeni opinionin se keni vendosur që të dorëhiqeni nga arsye personale”.

Eksperti belg që njihet si njohës i mirë i rrethanave politike të RMV-së, thotë se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por duhet të fokusohet në zhvillimin ekonomik, përmirsimin e sistemit shëndetësorë, arsimor dhe bujqësorë.

Peter Vanhoutte, ish-ndërmjetësuesi i BE-së

 “Jam i vetëdijshëm se shumica e politikanëve përdorin klinikat private, në vend të atyre shtetërore dhe si rrjedhojë, shumë prej tyre as nuk e dinë se sa problematike është gjendja atje, përshkak të mungesës së investimeve dhe pagave të ulëta për punonjësit e shëndetësisë – përmirësimi i sistemit arsimor në të gjitha nivelet, dhe mbështetje për zhvillimin e një sistemi bujqësor premtues, duke i lejuar fermerët të qëndrojnë në fshatrat e tyre dhe duke promovuar prodhimin dhe eksportin e produkteve të cilësisë së lartë në Europë, përveç shërbimit të tregut vendas”.

Sa i përket problemit me Bullgarinë, ai thotë se nuk duhet të përdoren mënyra klasike të ndërmjetësimit sepse kjo nuk do të japë rezultat, por duhet të përdoren mënyra kreative.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like