(VIDEO) Unioni i nxënësve kërkon të zgjidhet problemi me librat

by admin
Spread the love




Viti i ri shkollor ka filluar me probleme të shumta në lidhje me librat e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme nëpërmjet një komunikate me shkrim kanë reaguar në lidhje me mungesen e librave. Ata thonë se në fillim të vitit shkollor 2022-23, nxënësit e shkollave të mesme u përballëm me problemin e njohur të mungesës së teksteve shkollore. Gjatë kësaj periudhe, Unioni monitoron në mënyrë aktive situatën dhe bën apel për zgjidhjen e saj.

UNIONI I NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME

“Këtë vit po shohim një numër të shtuar të rasteve problematike në shumë shkolla të mesme në të gjithë vendin.  Nxënësit raportojnë se marrin tekste të dëmtuara që janë larg përdorimit dhe në rastin më të keq mungesë të plotë të një pjese të librit. Problemi është veçanërisht i theksuar në shkollat ​​profesionale, veçanërisht për tekstet e lëndëve profesionale, gjë që krijon pabarazi mes nxënësve”.

Nga Unioni theksojnë se  zgjidhja e  këtyre problemeve u lihet vetë nxënësve, të cilët janë të detyruar t’ia dalin duke kërkuar formularët elektronikë të tekstit, duke mësuar përmes fotografive nga bashkëmoshatarët e tyre ose më e keqja, duke i fotokopjuar apo blerë me shpenzimet e tyre. Ata thonë se kjo është absolutisht e papranueshme. Sipas tyre digjitalizimi i papërfunduar nuk mund të përdoret si justifikim për mungesën e teksteve shkollore.

Medina Ajeti /SHENJA/


You may also like