(VIDEO) UNHCR: Në rajon ka 6 mijë persona pa shtetësi

by admin
Spread the love

Rajoni është lider global ku adresohet problemi i pashtetësisë. Vlerësimet e UNHCR-së tregojnë se në rajon ka rreth 6000 persona pa shtetësi ose pa shtetësi të caktuar. Kështu tha ndihmëskomisionerja e Lartë për Mbrojtje në UNCHR Xhilijan Trigs, e cila mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga OSBE dhe UNHCR me temën “Pashtetësia në Evropën Juglindore”. Ajo shtoi se është bërë progres i madh në trajtimin e fenomenit të pashtetësisë në 12 vitet e fundit, por mbetet shumë për të bërë.

Xhilijan Trigs, ndihmëskomisionerja e Lartë për Mbrojtje në UNCHR

“Padukshmeria e atyre që janë pa shtetësi është ajo që na shqetëson. Është shumë rëndë ta dijmë, shumë e rëndë të kemi numra të saktë. Ne jemi dukshëm të shqetësuar për përqindjen e konsiderushme të romeve dhe mendoj se ato janë gjithëkund nëpër rajon. Por dua që të ju siguroj se ky rajon është lideri global ku adresohet ky problem”.

Ministri Bujar Osmani në rolin e kryesuesit të OSBE-së, u lavdëruar se kanë punuar shumë për të zgjidhur problemin e personave pa shtetësi.

Bujar Osmani, ministër i Jashtëm

“Duke qenë se RMV vetëm vitin e fundit vendi ka bërë amendime të ligjit për të mundësuar zgjidhje sistemore të çështjes së njerëzve që janë apatrid ose pa shtetësi, ambicia jonë është që të jemi vendi i parë në Evropë që nuk do të ketë asnjë qytetarë të vetin pa nënshtetësi. Kjo do të jetë një kontribut, një përkthim i vullnetit të fuqishëm politik që egziston në vend për të vendosur standard të reja, pastaj do të përcillen nga e gjithë bota”.

Përndryshe, në vendin tonë, ndër personat që më së shumti kanë problem me fitimin e shtetësisë janë të kombësisë shqiptare. Ata vazhdimisht ankohen se edhe pse kanë lindur, janë rritur në këtë vendin, nuk mund të marrin shtetësi të RMV-së.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like