(VIDEO) Turistët e huaj të kënaqur nga mikëpritja në Çarshi të Shkupit

by admin
Spread the love

“Turtistë nga vende të ndryshme të botës kanë zgjedhur si destinacionin e tyre Maqedoninë e Veriut. Të investuarit nga TV SHENJA thonin se ajo që ju pëlqen më së shumti është ushqimi, tradita, por edhe qyteti i Shkupit, e në veçanti Çarshia e Vjetër”

Vizitorët e huaj gjithashtu shpreheshin se qytetarët e Maqedonisë  së Veriut janë shumë ndihmues dhe mikpritës. Ndërsa ajo që do të mbetet gjatë në memorjen e tyre janë statujat që ndodhen në qendër të Shkupit.

TURIST 

“Vijmë nga Gjermania. Ishim mysafir në dasmën e miqve, ishte ne Demir Kapi. Pastaj shkuam në Ohër dhe sot erdhëm këtu në Shkup, sot kthehemi. Mendoj se është shumë bukur këtu, mendoj se duhet ta ketë titullin ‘qyteti i statuve’ sepse kishte shumë statu. Ushqimi është shume bujar, porcionet janë aq të mëdha dhe nuk mund t’i përfundonim. Njerëzit janë ekstremisht shoqëror, edhe pse kanë vështirësi të flasin gjuhë të huaja, por përpiqen, përpiqen të shpjegojnë dhe janë shumë ndihmues”

TURIST 

“Jam këtu për futbollin. Është fantastike, është hera e parë që jam këtu. Sonte kthehem në shtëpi, por do të vij sërish si turist. Çarshia është më e mirë se pjesa e re e qytetit. Ka më shumë atmosferë këtu.

TURIST 

“Jam këtu që të njoftoj vende të reja, jam në udhëtim në gjithë Ballkanin. Jemi këtu nga mëngjesi i sotëm dhe duhet të shohim më shumë vende, por është interesante, ushqimi është i shkëlqyer. Njerëzit duken të lumtur, janë shumë ndihmues, më pëlqen shumë këtu”

TURIST
“Jam nga Brazili. Vendosëm të vijmë këtu të shohim më shumë shtete të Ballkanit. Arritëm fillimisht në Sofje të Bullgarisë, pastaj me veturë vizituam më shumë vende dhe të gjitha ishte kënaqësi t’i vizitoje. Erdhëm në Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria, përmes Ohrit, qëndruam pak në Ohër pastaj erdhëm në Shkup dhe deri tani gjithçka ishte perfekte”

Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar numrin e vizitorëve deri në maj të këtij viti, i cili ka arritur në 71.627, prej të cilëve 31.6 për qind janë turist vendas, dhe 68.4 për qind janë të huaj. Në periudhën janar-maj 2022, krahasur me të njëjtën periudhën të një viti më parë, numri i turistëve është rritur me 74.3 për qind. Tek turistët vendas ka një rrtije prej 26.7 për qind, ndërsa tek të huajt 133 për qind.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like