(VIDEO) Trençevska: Nuk do të ketë rritje lineare të pensioneve

by admin
Spread the love

“Këtë javë pritet të jetë gati raporti i grupit të punës për pensionet. Në masat që do të miratohen nuk parashihet rritje lineare e pensioneve, pasi duhet të mbajmë llogari për stabilitetin e sistemit pensional”. Kështu deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trançevski  në lidhje me kërkesat e pensionistëve për rritjen e pensioneve. Ajo tha se raporti i grupit të punës do të dorëzohet në Qeveri dhe më pas do të vendoset për masat e ardhshme. Ajo theksoi se  do të ketë masa që nënkuptojnë të ardhura shtesë, mbështetje financiare për pensionistët, por do të mbulohen ata pensionistë me pensione të ulëta dhe që janë në kategorinë më vulnerabël.  Trençevska tha se si qeveri mbeten të hapura për të biseduar me pensionistët, por se nuk pajtohet me rritje lineare të pensioneve siç kërkohet nga pensionistët për shkak të stabilitetit të sistemit pensional.

JOVANKA TRANÇEVSKI, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Çdo rritje joreale e pensioneve dhe çdo shpenzim joreal i fondeve në fondin e sigurimeve pensional dhe invalidor do të sjellë në paqartësi pagesën e pensioneve për të gjithë 336 mijë pensionistët. As si Qeveri dhe as si Ministër i Punës dhe Politikës Sociale nuk do të lejoj që të prishet stabiliteti i fondit pensional. Nga viti 2017 e tutje po punohet për rritjen e të hyrave në fondin pensional dhe këtë e tregojmë me uljen e deficitit, i cili në vitin 2017 ishte rreth 47 për qind, ndërsa tani është ulur në 33 për qind”

Ai theksoi se për një vit e gjysmë pensionet janë rritur për 24 për qind që nga janari i vitit të kaluar në përputhje me përshtatjen me shpenzimet e jetesës.

JOVANKA TRANÇEVSKI, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Nuk po them se mjaftojnë pensionet e ulëta. Megjithatë, me mbështetje financiare, pa vënë në dyshim stabilitetin e sistemit të pensioneve, do të krijojmë masa që do të sjellin më shumë fonde në llogaritë e transaksionit të pensionistëve, veçanërisht atyre me pensione të ulëta. Metodologjia jep rezultate të shkëlqyera sepse nga 1 janari 2022, kur pensioni minimal ishte 10.487 denarë, dje është paguar pensioni më i ulët në vlerë prej 13.200”.

Pensionistët nga mbarë vendi  disa herë kanë protestuar para Qeverisë.  Ata kërkonin  rritjen lineare prej 3 500 denarësh për të gjitha pensionet, ndërsa pensioni minimal të bëhet 18 mijë denarë. /SHENJA/

MARKETING



You may also like