(VIDEO) Tre shtetase të Maqedonisë shpëtohen nga vdekja në Golem

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së shtunë janë shpëtuar  nga mbytja tetë persona, pesë në Ohër dhe tre në Golem.

Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit”, të shtunën në mbrëmje shpëtuan pesë persona nga varka me vela në Liqenin e Ohrit, pasi pronar i objektit lundrues-varkë me vela ka humbur kontrollin për shkak motit të ligë.

MPB

“Duke vepruar pas denoncimit të marrur rreth orës 19:00 në SPB Ohër se në ujërat e Liqenit të Ohrit, pronar i objektit lundrues-varkë me vela, në të cilën përveç tij kanë qenë edhe katër persona, ka humbur kontrollin për shkak motit të ligë dhe për shkak të defektit në varkë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit” menjëherë kanë dalur në terren dhe rreth orës 19:25 minuta e kanë gjetur varkën me vela rreth 7000 metra nga bregu i Liqenit, në afërsi të kufirit me Republikën e Shqipërisë”.

N.B. (55) nga Ohri, i cili e ka drejtuar varkën me vela së bashku me personat të cilët janë transportuar në të njëjtën kanë shpëtuar dhe janë transferuar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit” dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, pa kurrfarë lëndimesh, njoftojnë nga MPB.

Ndërkaq, tri shtetase nga Maqedonia e Veriut, kanë rrezikuar të mbyten pasditen e së shtunës në plazhin e Golemit.

Të tria, kanë arritur të shpëtojnë pasi u është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, si dhe roja bregdetare dhe zyrtarët policorë të Kavajës, qe ishin me shërbim në vijën bregdetare. Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore. Ndërsa sipas mediave nga Shqipëria dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, kurse njëra është jashtë rrezikut të jetës.

/SHENJA/

MARKETING




You may also like