(VIDEO) Tre motra të sëmura në Hasanbeg kanë nevojë për ndihmë, njëra është e paralizuar

by admin
Spread the love

Motrat Rejhan dhe Shyrete Arifi, nga lagjja Hasanbeg e Shkupit, të cilat janë të sëmura dhe të paafta për punë, mundohen të mbajnë familjen e tyre e përbërë prej 6 anëtareve, kryesisht të gjinisë femrore. Ata jetojnë vetëm me një ndihmë sociale prej 9000 denarëve dhe me këtë ata thojnë se nuk munden që t’i sigrojnë as medikamentet, e mos të flitet për gjërat tjera elemtare për jetesë.

Ende më të rëndë e bënë situatën motra tjetër e tyre, e cila është e paralizuar dhe e palëvizshme, ndërsa për ta duhen të kujdesën këta dy motra dhe nëna e tyre e shtyrë në moshë, e cila nuk gjeti forcën të dalë para kamerës  dhe të  rrëfejë për jetën e tyre tejet të rënduar.

Kërkesat e tyre janë qarta, ata përmes Televizionin Shenja kërkojnë t’ju sigurohet një kulmë mbi kokë, që të jenë më afër mjekut dhe dy fëmijët e tyre, të kenë shkollën më afër. Por jo vetëm kjo, ata gjithashtu bëjnë apel për ata të cilët dëshirojnë t’ju ndihmojnë, që t’ju dërgojnë edhe gjëra ushqimore, pasi edhe për këto nevoja është e lartë.

 SHYRETE  ARIFI, QYTETARE E HASANBEGUT 

“Unë jam Shyrete Arifi, jetoj në lagjen Hasanbegë të Shkupit, jam e sëmurë, jemi tre motra, motrën emadhe e kam të sëmurë, vuan nga mendja e keqe, tjetra është e paralizuar, edhe unë vet nuk jam mirë, kështu që kushtet i kemi katastrofë, shkollën djali dhe vazja e kanë larg, vet jam e sëmurë, fuqi nuk kam, nuk mundem as të punojë, prej së më ka vdekur baba të gjitha dertet më kanë ngelur mu. Kështu që katastrofë i kemi punët”.

Përjetimi i kësaj situate të vështirë ka ndikuar shumë negativisht edhe tek motra tjetër Rejhani.

REJHAN  ARIFI, QYTETARE E HASANBEGUT 

“Kërkojmë ndihmë nga njerëzit, nga bamirësit që të na ndihmojnë, sepse jamë me barna, jam e sëmurë që 3 vite, më shkonë mendja që të mbytëm, të varem, i kam dy fëmijë, burin e kam në burgë, jetojë me nanën, me motrën e paralizuar dhe me këtë motër këtu. Kështu që të ardhura nuk kemi nga askund”.

Ndërkaq, ulja e temperaturave ka ndikuar edhe më keq, pasi nuk kanë as edhe me çka të ngrohen. Përndryshe të gjithë ata të cilët dëshirojnë t’ju dalin në ndihmë familjes Arifi e kanë mundësinë të lajmërohen në numrin e tyre, 070 217 868.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like