(VIDEO) Transportuesit privat të premten do të paralizojnë Shkupin, 200 autobusë nëpër udhëkryqet e kryeqytetit

by admin
Spread the love

Ky është njëri ndër autobusët privat me numër 19  i kompanisë MAK-EKSPRES, i cili tashmë e një muaj nuk qarkullon në linjën e rregullt të tij, por i njejti për momentin i shërben pronarit të tij  Uzair Ametit, vetëm për ti bllokuar rrugët e qytetit, të cilët tashmë e disa ditë nuk janë duke punuar sepse janë duke protestuar, pasi sipas protestuesve,  qyteti i Shkupit u ka borxh afro 2 milionë euro.

Anëtari i këshillit të MAK-EKSPRES,Uzair Ameti, tha për televizionin Shenja se deri më tani nuk është arritur asnjë zgjidhje në mes protestuesve dhe kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Ameti paralajmëronë se ditën e premte, protesta do të jetë më masovike.

UZAIR AMETI-ANTAR I KËSHILLIT TË MAK-EKSPRES

“Por do ta vazhdojna prej ditës së premte, prej të premtes e andej protesta do të jetë më masovike, do të ketë më shumë autobusa, udhëkryqa më shumë do të mbyllen. Me këtë rast duhet mi tregu Danella Arsovskës, që jemi ne afro 200 autobusë, por kemi dëshirë që edhe ajo të jetë pjesëmarrëse në ato protesta, të shikoje se çfarë po ndodhë në qytetin e Shkupit, mos ta marrë në qafë këtë popullë, se kjo po luan me ndenjat e tona dhe të popullit”.

Ameti kërkonë nga Danella Arsovska që ti pranojë në takim dhe ti shprehin kërkesat e tyre në katër sy, por ai gjithashtu tha që e para e qytetit të Shkupit, të trregojë edhe arsyen, se pse deri tashë nuk ua paguanë borxhin.

UZAIR AMETI-ANTAR I KËSHILLIT TË MAK-EKSPRES

“Ne kemi kërsat tona nga 12 muajë 2021, por kjo nuk ka guxim të dalë, të ofrohet me neve dhe të bisedojë me kryesinë tonë. Kemi 7 kërkesa tona, të mërkurën ka qenë kërkesa e fundit që të na pranojë edhe ta shohim se çfarë është problemi. Ende nuk e dimë se çfarë është problemi, ajo flet me hamendje, kush i thotë që janë ato probleme gabim e ka, të shohim ajo sa ka guxim të afrohet me neve, por spo guxon, se çfarë ka nuk  e dimë”.

Uzair Ameti, sqaroi se harxhimet ditore për një autobus me 3 ndërrime kushtojnë afro 12 mijë denarë.

Ndërkaq, Ameti  në emër të gjithnjë shoferëve të autobusëve privat, kërkon ndjesë për të gjithë qytetarët e Shkupit. Ai  tha se ndjehet shumë keq,  që për momentin nuk janë në shërbim të tyre, por ai gjithashtu theksoi se me gjetjen e një zgjidhje, ata përsëri do t’u shërbejnë qytetarëve, ashtu siç u kanë shërbyer deri më tani.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like