(VIDEO) Tetova sërish vuan pasojat e vërshimeve

by admin
Spread the love

Reshjet e dendura shiut që kapluan vendin gjatë ditës së mbrëmshme kanë shkaktuar vërshime në Tetovë dhe rrethinë. Njëri ndër fshatrat që më së shumti pësoi nga vërshimet është Xherma, në komunën e Tetovës. Ekipi televizionit Shenja, vizitoi nga afër këtë fshat, ku banorët deklaruan se ajo çfarë kanë parë dje ka qenë diçka e papërshkruar. Por, sipas tyre, e mira e gjithë kësaj është se nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Qytetarët e intervistuar deklarojnë se reshjet e shiut  ishin me përmasa të mëdha dhe me intesitet të lartë, ndërsa mjaftuan dy orë për të ndodhë e gjithë kjo katrahurë.

Ndërkaq, një qytetar tjetër më i moshuar thekson se pikërisht në këtë fshat ka pasur vërshime edhe në të kaluarën, mandje edhe më rënda, i cili rikujton se edhe një fëmijë ishte viktimë e vërshime.

Banorët më tej bëjnë apel tek autoritet që të jenë më syqelë dhe të reagojnë në kohë, që mos të vie  puna deri këtu por edhe më keq, ata mandej ankohen edhe kabllot e rrymës në shtylla elektrike, që bëjnë edhe një kanosje rreziku më shumë për qytetarët, të sanohen të gjitha problemet dhe tju ofrohet ndihmë më së shumti për gjithë banorët e fshatit sepse druajnë se do të boshatiset.

Vërshimet e djeshme u shkaktuan probleme edhe banorëve në qytetin e Tetovës.

Në anën tjetër, kreu i Komunës së tetovës ka mbajtur mbledhje gjatë të cilës është theksuar se do të bëjnë përpjekje për të sanuar dëmet edhe për të ndihmuar qytetarët. Por, ata kanë theksuar se këtë nuk do të mund ta bëjnë pa ndihmën e Qeverisë. Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like