VIDEO/ Teo bën heroin në “San Siro”, Milani i ushtron presion Juves dhe zhyt kampionët e Napolit në vendin e 9-të

by admin
Spread the love

Milani ka mposhtur Napolin në ndeshjen e vlefshme pë raundin e 24-të në Serinë A

Sfida u zhbllokua në minutën e 25′ nga Teo Hernandez. Të dyja skuadrat kanë pasur shance fantastike për të shënuar por nuk ja dolën.

Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 52 pikëve dhe Napoli mbetet në vendin e 9-të me 35 pikë.

MILAN 1-0 NAPOLI

25′ Teo Hernandez

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida me fitoren e Milanit!

90’+1’ Napoli kërkon penallti, as rishikimit në VAR, Doveri nuk e akordon dhe vijon lojën. (VIDEO) + (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

87’ Leao dërgon një pasim të shkëlqyer në zonën e penalltisë dhe gjen Teo Hernandez, ky i fundit nuk arrin ta kapë topin dhe largohet nga një mbrojtës. (VIDEO)

83’ Angisa gjuan nga jashtë zonës, topi shkon shumë larg shtyllës së majtë. (VIDEO)

81’ Zhiru dhe Pulisiç largohen nga fusha, ka minuta për Joviç dhe Himenez.

76’ Maxarri largon Mazokin dhe Zielinskin, në lojë futen Olivera dhe Lindstrom.

70’ Leao lëshon predhën drejt portës, por nuk e shënjestroi si duhet. (VIDEO)

66′ Kjaer dhe Benaser lënë fushën e lojës, zëvendësohen nga Simiç dhe Musah.

60’ Politano lëshon predhën nga distanca por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

55’ Simeone lë fushën  e lojës, ka minuta për Raspadorin.

55’ Simeone gjuan nga distanca drejt portës, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet. (VIDEO)

53’ Benaser gjuan nga buza e zonës, por gjuajtjes i mungon saktësia dhe topi përfundon jashtë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë, Ostigard i lë vendin Politanos.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e kuqezinjve.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

37’ Kalabria lë fushën e lojës, në vend të tij futet Florenci.

35’ Gabia gjuan nga buza e zonës, por Golini bëri një pritje të rehatshme. (VIDEO)

28′ Leao lëshon predhën drejt këndit të sipërm djathtas, por portieri Golini bën një pritje fantastike duke i mohuar golin portugezit. (VIDEO)

25′ GOOOL MILAN 1-0/ Rafael Leao pason drejt Teo Hernandezit, ky i fundit mposht portierin me një goditje të shkëlqyer në këndin e poshtëm të majtë. (VIDEO)

16’ Teo Hernande kroson drejt zones së rreptësisë, por mbrojtja kundërshtare ndërpret topin.

13’ Leao dërgon një pasim të bukur në zonë, por mbrojtja kundërshtare bën detyrën.

10′ Një pasim fantastik për Xhovani Simeonen, por ky i fundit gabon me shënjestrën dhe topi shkon jashtë shtyllës së djathtë. (VIDEO)

9’ Di Lorenco tenton të mbajë topin, por Teo Hernandez ia largon nga këmbët. (VIDEO)

4′ Pulisiç dërgon një kros të bukur në zonën e rreptësisë, por mbrojtja kundërshtare arrin të largojë topin.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

dsfhjs

PANORAMASPORT.AL

You may also like