(VIDEO) Të martën liderët e partive shqiptare shkojnë në Tiranë te Rama

by admin
Spread the love




Të gjithë liderët e partive politike shqiptare, Ali Ahmeti i BDI-së, Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët, Afrim Gashi i Alternativës, Bilall Kasami i Besës dhe Menduh Thaçi i PDSH-së të martën do të shkojnë në darkë te kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama. Ftesën që kryeministri Rama ia bëri atyre të premten e kanë konfirmuar që të pestë liderët.

Të kontaktuar nga televizioni Shenja, ftesën dhe pjesëmarrjen zyrtarisht e kanë konfirmuar nga kabineti i Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

ASH

“Ashtu siç u jemi përgjigjur pozitivisht të gjitha ftesave për takime edhe në këtë rast ne e konfirmojmë ftesën dhe pjesëmarrjen tonë në darkën e organizuar nga kryeministri Edi Rama”.

Po ashtu pjesëmarrjen në darkën e Ramës e konfirmuan edhe nga kabinetet e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, atij të lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi. Nuk janë dhënë detaje për qëllimet dhe agjendën, por jozyrtarisht mësohet se darka do të ketë karakter joformal dhe bëhet fjalë për darkë fillim viti. /SHENJA/

 

 


You may also like