(VIDEO) Taravari: Nuk e kemi në plan të hyjmë në Qeveri

by admin
Spread the love




Kryetari i Aleancës për Shqiptarët , Arben Taravari, pas një takimi me strukturat e Degës së Tetovës, tha se partia e tij nuk planifikon të hyjë në qeveri. Taravari tha se kjo periudhë është e fokusuar në ristrukturimin e partisë.

ARBEN TARAVARI, KRYETARI I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Ky është një takim me strukturat e degës së Tetovës, takim i rregullt këtë periudhë, si kryetar i partisë praktikisht i kemi vizituar të gjitha degët, kemi thënë se do të fokusohemi në rindërtimin e nëndegëve dhe bashkë me Ziadin Selën, kemi kaluar nëpër të gjitha degët nga Likova deri në Strugë dhe sot ideja ka qenë ti thërrasim aktivistët tanë në Tetovë, disa ishin të pakënaqur, disa ishin të kënaqur, dhe ata që ishin kritik ndaj nesh u ulën dhe biseduam”.

Taravari theksoi se nuk ka një gjë të tillë sa i përket hyrjes në qeveri. Ai tha se ata aktualisht po organizojnë partinë ku janë pothuajse çdo ditë në terren duke u takuar me strukturat.

Ndërkaq, ditë më parë, taravari nuk e përjashtoi mundësinë që Aleanca për shqiptarët të hyjë në qeveri, ai pat thënë se nuk kanë oferta dhe se kur të kenë do ti shqyrtojnë ato.

Medina Ajeti /SHENJA/

 


You may also like