(VIDEO) Taravari flet për takimin me Kurtin e Ramën: Tema ishte se si Maqedonia e Veriut të mbaj orientimin europian

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari deklaroi se ai personalisht do të pajtohej të bëj koalicion me BDI-në rast se Kuvendi qëndror i partisë vendos për këtë.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ASH-SË

“Unë e respektoj vendimin e organeve partiake, kështu që sidoqë të vendose Kuvendi, ashtu do të veprojmë, padiskutim.  Nuk është tash, por çdo herë kështu kemi vepruar”.

Taravari deklaroi theksoi se ASH nuk do të pranoj asnjëherë të jetë pjesë e një qeverie e cila kundërshton ndryshimet kushtetuese dhe është kundër rrugës europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ASH-SË

“Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë pjesë e një qeverie e cila është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kundër rrugës evropiane të Maqedonisë. Nuk mund të flas për partitë politike shqipëtare. Kurse për atë se kush do të jetë në qeverinë e ardhshme atë e vendosin qytetarët më 8 maj”.

I pyetur se çka bisedoi në takime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe të Shqipërisë Edi Ramа, Taravari tha se i kanë biseduar çështjet aktuale politike në të gjitha shtete por edhe rajonin.” Kryesisht tema ishte se si Maqedonia të lëviz dhe mbaj orientimin europian. Kështu që mund të them se biseda ishte shumë konstruktive, kemi biseduar në drejtim të bashkëpunimit mes shteteve të rajonit, biseduam edhe për zgjedhjet por jo për ndonjë sugjerim konkret” tha Taravari.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like