(VIDEO) Taravari: E mbështesim Talat Xhaferin për kryeministër teknik

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleacës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se e mbështesin Talat Xhaferin për kryeminsitër. Ai thotë se kjo është një marrëveshje që nga formimi i qeverisë në mes LSDM-BDI-së dhe siç thotë ai, nuk shohin asgjë të keqe për ta përkrahur Xhaferin për kryeministër.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Në parim kjo është marrëveshje që e kanë pasur dy parnerët e koalicionit prej fillimit, në parim ne nuk shohim asgjë të keqe për ta mbështetur dhe për ta përkrahur, jo Talat Xhaferit, por cilido qoftë shqiptar që ishte mendoj se edhe kjo ishte një farë porosie dhe patjetër që do ta përkrahim”.

Taravari më tej thekson se të gjitha partitë shqiptare, por edhe të tjerat duhet të tregojnë zemërgjërësi dhe të vazhdojnë tutje, që ketë zgjedhje të sukseshme. Duke folur për zgjedhjet, kreu i ASH-së thotë se partia e tij do të garojë e vetme, por ai thekson se vendimin definitiv do ta sjellë Kuvendi qendror i partisë, i cili është edhe kuvendi më i lartë i partisë.

Samir Mustafa /SHENJA

You may also like