(VIDEO) Spasovski: Pres që të dënohen përgjegjësit e tragjedisë së autobusit dhe të spitalit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pret që të ketë përgjegjësi për dy tragjeditë që ndodhën vitin që po lëmë pas, ajo në spitalin e modeluar në Tetovë dhe në aksidentin e autobusit në Bullgari. Në një intervistë për MIA-an, Spasovski shprehet se pret që të vërtetohet përgjegjësia edhe për njërin rast edhe për tjetrin, pa dallim që për aksidentin me autobus, hetimi bëhet në Bullgari.

Kur flitet në mënyrë gjenerale për shtetin, ministri Spasovski thekson se është një fushë ku ne duhet ta bëjmë reformën më të rëndësishme nga të gjitha reformat.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Secila reformë legjislative, ndryshim ligjesh, aktesh nënligjore, miratim rregullash e kështu me radhë, nuk është asgjë në krahasim me reformën e mendjes. Kjo është më e rëndësishmja e shoqërisë tonë, se sa do ta ndryshojmë mendjen tonë, sa do ta ndryshojmë sjelljen tonë. Nga kjo varet gjithëçka. Nga kjo varet përgjegjësia, nga kjo varet përkushtimi në punë, nga kjo varet mënyra e menaxhimit me njerëzit, nga kjo varet sjellja e qytetarëve. E gjithë kjo lidhet me ndryshimin e vetëdijes, të mendimit dhe kjo nuk është proces që përfundon sot për nesër. Ky është proces në të cilin Maqedonia e Veriut, nuk ka përparuar”.

Në gjysmën e dytë të vitit më 23 nëntor dhe më 8 shtator, qytetarët u tronditën nga dy tragjedi të mëdha që ndodhën, ku pati persona të djegur si pasoj e flakëve të zjarrit. Në spitalin e modeluar në Tetovë u dogjën 14 pacientë që ishin duke u trajtuar nga Covidi, ndërsa 12 të tjerë u lënduan. Në aksidentin fatal që ndodhi në Bullgari, humbën jetën 45 udhëtarë, ndërsa 7 prej tyre shpëtuan. Në të dyja rastet ende nuk ka përgjegjësi dhe kompetentët thonë se hetimet janë duke vazhduar. Për djegjen e spitalit, erdhën ekspertë gjerman për ta kryer hetimin, por ende nuk ka dalë raporti i tyre.  Edhe tek aksidenti, hetimet po i bën pala bullgare, ndërsa raportin final kanë paralajmëruar se do ta publikojnë deri më 25 dhjetor.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like