(VIDEO) Spasovski paralajmëron padi për ngulfatësit e Shkupit me mbeturina

by admin
Spread the love

Nëse shëndeti i qytetarëve  është i rrezikuar nga kaosi i fundit sa i përket mbeturinave të heudhura në kontinjerë dhe jashtë tyre , për  të gjithë ata që mundësuan Shkupin të ngulfatet  nga plehërat, do të ketë  kallëzime penale. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai shtoi se  nëse vërtetohet se janë të sakta informacionet,  se persona që kanë qenë  jashtë shtetit dhe kanë  marrë paga nga “Higjiena Komunale”, të gjithë do të duhet të përgjigjen para ligjit.

OLIVER SPASOVSKI,MNISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Realisht, as Shkupi dhe as qytetarët nuk e merituan atë që ndodhi ditëve të kaluara. Një fatkeqësi ekologjike që kërcënon shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Dhe pa hyrë në arsyet – kjo është një fatkeqësi. Më së paku dua që trazirat të ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Nëse ka elemente të veprës penale, mund të ngrihen kallëzime penale për të gjithë ata që kanë kontribuar që kryeqyteti të mbytet në plehra”.

Ndërkaq, edhe pse të hënën paralajmëruan se revolta e të punsuarve është ndalur dhe punjonësit e Higjenës Komunale  kanë vazhduar me punë, situata në terren nuk e thotë të njejtën, pasi edhe sot kontinjerët vazhdojnë të jenë të stërmbushur me mbeturina, gjë që lenë të kuptohet se ende vazhdonë revolta dhe nuk ka ndonjë zgjidhje konkrete.

Ndërsa, këtë e vërtetonë më së miri edhe një dokument dërguar Televizionit Shenja, ku shifet  se 27 të punësuarve në Higjienën Komunale u është njoftuar vendimi për largim nga puna.

Në listën e dërguar,  personat e apostrofuar pretendojnë se ky vendim ka ardhur pas protestës tre ditore që organizuan në ndërmarje dhe gjithashtu pretedojnë se ky vendim është bërë në baza nacionale. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like