(VIDEO) Spasovski: Inspektori që nxjerr informata nga hetimi për vrasjen e Vanjës do të përgjigjet

by admin
Spread the love

Ekspertiza e dy armëve të zjarrit, të cilat janë gjetur dhe kanë të bëjnë me vrasjen e dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, është duke vazhduar. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski bëri me dije se gjatë kësaj periudhe publiku ka dëgjuar shumë informacione, spekulime, politika lidhur me këto dy vrasje. Ai shtoi se ndarja e më shumë detajeve do të shkonte në dëm të hetimeve.

Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm

“Me paraqitjen e kallëzimeve penale, gjithë hetimi shkon në prokurori dhe të gjitha këto detaje shqyrtohen atje, sa i përket të dhënave të grumbulluara, por edhe të dhënat e tjera që do të grumbullohen nga Prokuroria Themelore Publike. Kështu që, nuk mund të ndaj më shumë informacione, sepse kjo nuk është mirë për hetimin, hetimin nuk mund ta kryejmë në media, ajo duhet të bëhet në prokurori”.

Sa i përket informacioneve që një inspektor nga ky hetim po shpërndan fotografi dhe informacione lidhur me vrasjet, Spasovski u përgjigj se për çfarëdo lloj aktiviteti që është jolegal nga kushdo qoftë, edhe nëse është inspektor, do të mbahet përgjegjësi, nëse vërtetohet diçka e tillë.

Nga VMRO-DPMNE reagojnë ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm. Sipas tyre, Oliver Spasovski është totalisht i shkëputur nga realiteti.

VMRO-DPMNE

“Oliver Spasovski filloi ta udhëheq hetimin për vrasjen e Vanjas dhe Pançes në media kur tha se vetura citroen nuk është e paraqitur si e zhdukur dhe kur nuk arriti të thotë se vetura me të cilën u kidnapua Vnaja lirshëm me ditë ka lëvizur nëpër rrugët e Shkupit”.

Përndryshe, për këtë rast 5 persona gjenden në paraburgim, kurse i dyshuari kryesor i vrasjeve është në Turqi. Për të, Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar kërkesën për ekstradim.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like