(VIDEO) Spasovski: Alarmet për bomba janë akt monstruoz

by admin
Spread the love

Paralajmërimet dhe kërcënimet  për bomba nëpër shkollat e mesme të Shkupit,  janë akt monstruoz, kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili gjithashtu tha se janë afër zbulimit të njërit prej rasteve. Spasovski nënvizoi se situata është stabile.

OLIVER SPASOVSKI-MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Jemi duke analizuar në disa drejtime, për një nga rastet jemi shumë pranë përfundimit. Ka disa pista që japin një pasqyrë shumë të qartë në këtë pjesë, por këto janë mbi të gjitha informacione që nuk mund të ndahen dhe analizohen brenda në kuadër të hetimit. Theksoj se ky është një akt monstruoz, sepse shkakton ankth tek qytetarët, stafi pedagogjik dhe nxënësit. Shkakton ankth tek çdo njeri normal, pavarësisht se për çfarë arsye po bëhet – qoftë për arsye gjeostrategjike, politike, afariste”.

Duke folur për sigurinë në vendë, Spasovski, theksoi se ndikon edhe agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, por edhe  si faktorë ai  ka përmendur edhe krizën ekonomike dhe energjetike, që sipas tij të gjitha këto ndikojnë në fushën e sigurisë.

Ministri tha se kanë prioritet zbardhjet e këtyreve rasteve  dhe për këtë po punohet pa ndërprerje dhe janë duke u analalizuar të gjitha aspektet.

Përndryshe, ka dy javë që shkollat e mesme të Shkupit në adresat elektronike kanë pranuar kërcënime për bomba të vendosura, gjë që ka bërë edhe ndërprerje të mësimit, ku janë evakuar të punsuarit dhe të gjithë nxënësit në shkolla, ndërsa  nënpunësit policor të departamentit për anti-terorizëm mënjëher kanë kryer inspektimet nëpër shkolla dhe fatmirësishtë të gjitha deri më tani kanë rezultuar të rrejshme.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like