(VIDEO) Skriningu i shkollave, vetëm 6 nxënës dolën pozitiv me koronavirus

by admin
Spread the love

Nga 1 323 testime për koronavirus, 6 nxënës kanë dalë pozitiv. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se këto janë rezultatet fillestare, ndërsa procesi i skriningut po vazhdon.

Ministria e Shëndetësisë

“Nga testimet e 1 323 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Koçan, Shtip, Veles, Shkup, Kumanovë, Prilep, Manastir, Strumicë, Tetovë dhe Ohër, 725 të shkollës fillore nga klasa e parë deri në të nëntën dhe 598 të shkollave të mesme, vetëm 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa 1317 nxënës kanë rezultuar negativ”.

Pjesa më e madhe e skriningut nëpër shkolla përfundon nesër, ndërsa rezultatet përfundimtare Qendrat e Shëndetit Publik duhet t’i dorëzojnë deri në mesin e javës së ardhëshme. Pas përpunimit të të dhënave, Ministria e Shëndetësisë do t’i publikoj analizat e plota, me çka do të fitoj pasqyrë të përgjithshme për praninë e virusit mes nxënësve nëpër shkolla.

Skriningun e kryejnë Qendrat e Shëndetit Publik në 496 shkolla fillore dhe të mesme në territorin e  shtetit.

Ministria ka bërë me dije se për momentin në vendin tonë 885 fëmijë të moshës 0-17 janë aktive, ndërsa 15 pozitiv me koronavirus. Në Institutin për Sëmundje të mushkërive tek fëmijët në Kozle janë hospitalizuar 19 fëmijë të moshës 9-16. Një pacient është me mbështetës oksgjieni, ndërsa të tjerët janë me pasqyrë të lehtë klinike. Asnjë prej të hospitalizuarëve nuk është i vaksinuar.

Sipas të dhënave të sistemit nacional “Termini im” deri tani në vend 5 800 fëmijë të moshave  12,13,14,15,16 dhe 17 vjeçare e kanë marrë njërën dozë të vaksinës për Covid-19, ndërsa janë rivaksinuar 4 860.

Emine Ismaili /SHENJA/ 

 

You may also like