(VIDEO) Sindikata paralajmëron aktivizimin e grevës

by admin
Spread the love




Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë informoi se takimi me Qeverinë që duhet të mbahej sot është shtyrë për 31 janar 2022. Lidhja e Sindikatave sqaroi se të premten do të mblidhen të gjitha organet e Sindikatës për aktivizimin e bordeve të grevës.  Përveç rritjes së pagave lidhja e sindikatave kërkon edhe vazhdimin e masës  për kufizim të çmimeve të produkteve ushqimore bazë pas datës 31.01.2022.

LSM

Për zhgënjim të punëtorëve, takimi i planifikuar për sot mes Qeverisë dhe LSM-së me kërkesë të Qeverisë shtyhet për 31.01.2022. LSM pas prezantimit të Studimit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe efektet e saj në funksionimin e kompanive të përgatitur nga profesorë eminentë, vazhdon me aktivitetet të enjten dhe menjëherë të premten do ta mbledhë kryesinë e LSM-së, Këshillin e LSM-së dhe zyrat rajonale të sindikatës dhe përfaqësitë me një qëllim – aktivizimin e bordeve të grevës dhe respektimin e procedurave të grevës si dhe caktimin e datës për përgatitjen e grevës.

Këto aktivitete, sipas Sindikatës, kanë një qëllim – zgjidhjen e problemeve ekzistenciale të punëtorëve, rritjen e pagës minimale deri në 18.000 denarë, rritjen e pagave tjera dhe përcaktimin e rekursit për pushim vjetor në sektorin publik, në përputhje me të drejtën e përcaktuar të punëtorëve në sektorin privat. /SHENJA/

 


You may also like