(VIDEO) Sindikata dhe MASH pasdite duhet të merren vesh për pagat

by admin
Spread the love

Sot pritet të arrihet marrëveshja përfundimtare për rritjen e pagave në arsim midis Sindikatës së Arsimit, Shkеncës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit. Kreu i Аrsimit, Jeton Shaqiri, para takimit të sotshëm me SASHK-un, tha se në takim do të shohin qëndrimet përfundimatre të të dyja palëve, ndërsa shtoi se tani më kanë tre ose katër përllogaritje për rritjen e përqindjes së pagave të mësimdhënësve.

Jeton Shaqiri, ministër i arsimit

“Kuptohet që ne kemi, nëse flas para takimit të sotshëm, jo vetëm një por kemi dy ose tre ose katër përllogaritje. Për ne në ato përllogaritje përv eç që futet vlera e numrit e cila miret në konsideratë do të jetë më e lartë, do të futet mënyra, mundësit e realizimit të asaj përllogaritje, të cilat do të jenë pas ribalansit të buxhetit”

Ministri fоli edhe për orët e humbura për filloristët, i cili tha se sot ka biseduar me drejtorin e Byrosч për zhvillim në arsim dhe presin nga ai që së shpejti të vendosin se kur do të kryhet viti shkollor për shkollat fillore.

Jeton Shaqiri, ministër i arsimit

“Sot përsëri kam komunikuar me drejtorin e Byros për zhvillim të arsimit, mundohet që të marrë informacione nga të gjitha shkollat fillore për të parë deri ku është realizimi i programit. Së shpejti do ta kemi atë vendim, pres që sot me sindikatën dhe kjo temë të hapet dhe të jipet drejtime përfundimtare”

Pas përfundimit të takimit, mes SASHK dhe MASH do të kumtohet për opinionin se në çfarë konkluzioni kanë arritur të dyja palët, ndërsa Shaqiri gjatë ditës së sotshme bëri të ditur se minimumi që do të ofrojnë për rrtije të pagave është 12 për qind, duke lënë të paqartë se cili është maksimumi që do të ofrojnë.

Linda Ebibi /SHENJA/ 

 

You may also like