(VIDEO) Sindikalistët kërkojnë rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë

by admin
Spread the love




Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që nesër të pranohet rritja e pagës minimale dhe pagesa e K-15 për sektorin publik.

“Punëtorët presin përgjigje pozitive ndaj propozimit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë dhe rritja graduale e të gjitha pagave tjera sipas Marrëveshjes kolektive”, thonë nga LSM.

Ata theksojnë se në takimin e nesërm që kanë me qeverinë presin të pranohet kërkesat e tyre. Edhe zyrtarët qeveritarë në prononcimet e tyre të mëhershme kanë përmendur mundësinë e rritjes së pagës minimale në vitin 2022.

“Për shkak të krizës së coronavirusit dhe energjetike nevojitet rritja e pagave dhe këtë e dëshmon e analiza e profesorëve eminent ku thuhet se rritja e pagës minimale nuk ka efekt negativ ndaj firmave dhe nuk ndikon në uljen e përfitimit të tyre”, thonë nga LSM.

Ndërkohë, nga 1 janari i këtij viti, dita e diel është ditë jopune.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë rikujton se punëtorët që punojnë në veprimtaritë që janë përjashtime në Ligjin për marrëdhënie pune, krahas shtesës për pagë për punë gjatë ditës së diel, kanë të drejtë të përdorin pushim javor në 7 ditët e ardhshme. Shtesa e pagës për punë gjatë ditës së diel është minimum 50% për çdo orë pune.

Aktualisht paga minimale është 15 mijë 194 denarë. Në portalin qeveritar theksohet se asnjë punëtor në Maqedoninë e Veriut nuk mund të paguhet më pak se kjo normë minimale e detyrueshme e pagës.

Punëdhënësit në Maqedonia e Veriut që nuk paguajnë pagën minimale mund t’i nënshtrohen dënimit nga institucionet përgjegjëse.

 


You may also like