(VIDEO) Sindikalistët avancojnë kërcënimet, do të vendosin tenda para Qeverisë

by admin
Spread the love

Sindikatat e Pavarura të degës së Ministrisë së Punëve të  Brendshme , të Ministrisë së  Arsimit dhe Shkencës dhe Konfederatave të Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, paralajmrojnë se të shtunen me datë 19.03.2022 organizojnë protestë paqësore dhe para Qeverisë do të vendosin tenda, deri në përbushjen e kërkesave të tyre, të cilët kanë vetëm një kërkesë që të rriten pagat.

SINDIKATA E PAVARUR I ORGANEVE TË RENDIT

“Ajo çka deri sot ne kemi paraqitur ministrit të Punëve të Brendshme dhe kryeministrit është të dakordohemi për rritjen e pagës. Kjo është çështja se pse ne  do të vendosim tenda, një aksion që do të përkrahet nga të gjithë sindikatat e pavarura. Do t’i largojmë atëherë kur do të kemi përgjigje pozitive nga Qeveria”.

Tomisllav Gievski nga sindikata e pavarur  e Ministrisë  së Arsimit dhe Shkencës ju bën thirrje të gjithëve të punësuarve në Arsim që të shtunën më 19 mars, të marrin pjesë në këtë protestë.

TOMISLLAV GIEVSKI, SINDIKATA E PAVARUR NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Jam i revoltuar nga injorimi i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, i cili injoron kërkesën që të respektohen marveshjet kolektive. Egziston revoltë e madhe në sektorin e Arsimit dhe Shkencës sa i përket faktit se pagat janë në shkallën më të ulët”.

Ndërsa, kryetari i Konfederatave të Sindikatave të Maqedonisë së Veriut Marian Ristevski i bën apel kryeministrit dhe kryetarit të shtetit  që këto kërkesa të merren shumë seriozisht, sepse ata nuk do të heqin dorë nga të njëjtat.

MARIAN RISETVSKI, KRYETAR I KONFEDERATAVE TË SINDIKATAVE TË MAQEDONISË SË VERIUT

“Un shpresoj se nuk do të ndodhë diçka e tillë dhe do të fillojnë bisedimet, derisa nuk fillojnë besoni se revolta nga të punësuarit është shumë e madhe. Shikoni në Konfederatën e Sindikatave çdo ditë bashkohen dhe unë kam takime çdo ditë me degë të ndryshme të sindikatave me të shëndetësisë me të trafikut “.

Revolta e sindikatave të pavarura vjen pas rritjes së pagës minimale në 18 denarë, ndërsa nivelet e tjera të pagave mbetën të njëjta.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

You may also like