(VIDEO) Shtatë vjet nga përplasja e armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë

by admin
Spread the love




Sot u mbushen plot shtatë vjet nga ngjarjet që ndodhën në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku mbetën të vrarë 18 persona, prej të cilëve, 8 ishin policë, ndërsa 10 pjesëtarë të grupit. Më 9 maj të vitit 2015 në Kumanovë ndodhi një ndër përplasjet më të mëdha të armatosura mes Grupit të Kumanovës dhe Policisë. Përveç të vdekurve në këtë përplasje u plagosën 37 pjesëtarë të policisë dhe u shkatërruan mbi 25 shtëpi.

Për rastin e Kumanovës u arrestuan dhe u gjykuan 37 persona. Procesi gjygjësor zgjati dy vjet dhe prej 37 të akuzuarve për terrorizëm, vetëm katër persona u liruan nga akuza.

Shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm për terrorizëm dhe organizim terrorist, 13 persona u dënuan me nga 40 vjet burg, gjashtë me nga  20 vjet, një me 18 vjet, dy me nga 14 vjet, dy me nga 13 vjet dhe me nga 12 vjet.

Një dit më pas u shqiptua dënim me burg të përjetshëm edhe për të akuzuarin tjetër, Sulejman Osmani, për të cilin gjykimi ishte kryer ndaras nga grupi për shkak se fillimisht nuk ka qenë i kapshëm për organet e rendit.

Ky proces gjyqësor ka qenë më i shtrenjti në Maqedoni, pasi policia për t’i sjellë të akuzuarit në gjykatë ka përdorur sigurim tepër të lartë, duke përfshirë edhe helikopterët. Megjithatë, edhe pas shtatë vjetësh enigma ka mbetur. Nuk u tregua si grupi ka hyrë pa u vërejtur dhe përse policia nuk e ka ndalur grupin kur ka pasur mundësi, pasi publikisht u tregua se grupi ka qenë nën masa të veçanta hetimi gjatë tërë kohës. /SHENJA/

 


You may also like