(VIDEO) Shpenzimet minimale për dy vite u rritën për 15 408 denarë

by admin
Spread the love




Shpenzimet minimale te një familje katëranëtarëshe në prill të këtij viti arrinin 49.384 denarë, ose 15 408 denarë më shumë se para dy viteve. Në prill të vitit 2021 shporta minimale sindikale ishte 33. 976 denarë.

SHPORTA MINIMALE

Prill 2021                            33 976 denarë

Prill 2023                            49 384 denarë

Ndryshimi                           15 408 denarë

Edhe pse paga minimale gjatë dy viteve të fundit  është rritur për pesë mijë denarë, shpenzimet minimale janë rritur shumë më shumë.

Nga lidhja e Sindikatave të cilët e përgatisin shportën e konsumatorit sindikal sqarojnë se më së shumti  para ose 19.224 denarë nevojiteshin për ushqim dhe pije, si dhe për shpenzime të përgjithshme – 13.423 denarë. Nga Sindikata thonë se një funksionar me pagën e tij mbulon tre shporta minimale sindikale, ndërsa një punëtor me dy paga e gjysmë minimale nuk mund ta mbulojë shportën konsumatore.

LSM

“Edhe krahas të gjitha masave të Qeverisë, shpenzimet për ushqim dhe pije vetëm për një vit janë rritur për 2.766 denarë, ndërsa në vitin 2023 asnjëherë nuk është ulur vlera e ushqimit dhe pijeve në pjesën e Shportës minimale sindikale që tregon se funksionarët e shikojnë vetëm interesin e tyre  dhe duke e ditur këtë fakt i kanë rritur pagat e tyre për 2.000 denarë në ditë ose për 78 për qind në muaj”.

LSM u bën thirrje punëtorëve që masivisht t’i bashkohen sindikatave dhe në periudhën e ardhshme së bashku me ta të shprehin pakënaqësinë e tyre për këtë situatë. /SHENJA/


You may also like