Video shokuese e policëve që rrahin barbarisht të burgosurin hap hetime barbarizmi në SHBA (fotot)

by admin
Spread the love

Autoritetet amerikane në Georgia kanë urdhëruar hetime pas publikimit të një videoje shokuese të kamerave të sigurisë ku rojet shihet që rrahin barbarisht një të ndaluar me ngjyrë dhe më pas e akuzojnë se “ai i kishte sulmuar”.

Pamjet e incidentit të muajit te kaluar, tregojnë rreth pesë oficere sigurie të Camden County që vërshojnë mbi të burgosurin Jarrett Hobbs, 41 vjeç, të ndaluar për akuza trafiku e zotërimi drogash.

I pari shihet që kap Hobbs nga fytyra dhe qafa, ndërsa të tjerët e mbajnë. Një nga rojet është numëruar që e godet rreth 20 herë me grusht, edhe pse është i mbajtur me kokë përtokë.

Të paktën dy oficerë të tjerë me uniformë sherifi e qëllojnë atë me grusht. Katër oficerët e parë që e sulmojnë janë të racës së bardhë, por me pas vjen dhe një koleg i tyre me ngjyrë, por që nuk duket se e sulmon të ndaluarin.

Avokati i Hobbs, Harry Daniels tha se oficerët duhet të përballen me akuza kriminale për rrahjen e pamëshirshme të të ndaluarit.

“Kjo është një rrahje brutale, një sulm brutal,” tha Daniels, duke shtuar se klienti tij ishte goditur shumë herë në kokë dhe tërhequr me forcë jashtë qelisë së tij.

Duke cituar dokumente të gjykatës, rrjeti CNN thoshte se rrahja kishte nisur pasi Hobbs refuzonte të ndalonte duke goditur me shkelma derën e qelisë së tij.

I ndaluari akuzohej për sulm ndaj personit dhe pengesë të oficerëve të policisë në incidentin e muajit të kaluar.

Hobbs mbetet në burgim në Kaliforninë e Veriut për shkelje të lirisë me kusht. Avokati i tij tha se plagët fizike mund të shërohen por ato psikologjike jo.