(VIDEO) Shkupi, Tirana dhe Beogradi bashkë do të sigurojnë ushqim dhe energji

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Tre vendet e Ballkanit të Hapur, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia po zhvillojnë punimet në Tiranë për të krijuar mekanizma që do të sigurojnë menaxhim sa më të mirë me krizën energjetike dhe ushqimore. Siç komunikohet nga Qeveria, institucionet e të trija vendeve po punojnë së bashku për të siguruar ushqim dhe energji elektrike për qytetarët e tyre përpara fillimit të krizës në këtë dimër.

QEVERIA E MAQEDONISË SË VERIUT
“Në kushtet e krizës botërore ekonomike dhe energjetike, lidhja rajonale me qëllim të stabilitetit më të madh energjetik është fokusi më i madh i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ne ndajmë të njëjtin synim me partnerët dhe miqtë tanë nga rajoni. Prioriteti ynë i përbashkët është lidhja rajonale energjetike, rritja e kapaciteteve energjetike si dhe furnizimi i sigurt dhe i qëndrueshëm me energji që është në dispozicion të qytetarëve tanë”.

Sot në Tiranë vijon puna e grupeve ndërqeveritare dhe e odave ekonomike të vendeve anëtare të Open Balkan me fokus menaxhimin dhe reagimin e shpejtë në rast fatkeqësish dhe aksidentesh, në rast të mungesës së ushqimit dhe në rast të një krize energjetike.

QEVERIA E MAQEDONISË SË VERIUT
“Të tre vendet ranë dakord se sigurimi i ushqimit në kushtet e një krize botërore paraqet sfidë dhe prioritet, prandaj Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria po krijojnë mekanizma për të ndihmuar njëra-tjetrën”.

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve në kuadër të nismës rajonale Open Balkan. Ftesa për pjesëmarrje në këtë nismë mbetet e hapur edhe për Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën dhe Malin e Zi, por këto 3 shtete nga Ballkani Perëndimor akoma nuk binden nga Open Ballkan. /SHENJA/

 


You may also like