(VIDEO) Shkupi sërish në listën e qyteteve më të ndotura në botë

by admin
Spread the love




Banorët e Shkupit  edhe mëngjesin e sotëm u zgjuan nga smogu që kishte kapluar tërë vendin dhe qyteti sërish u gjend  në listën famëkeqe të rënditjes së qyteteve më të ndotura në botë, duke zënë vendin e 9-të sipas platformës “IQAir”, e cila monitoron  ndotjen e ajrit. Shkupi me një indeks të cilësisë së ajrit prej 166, është në listë së bashku me qytetet nga India, Kina dhe Pakistani që njihen për cilësinë e dobët të ajrit. Sipas platformës, aktualisht ndotja e ajrit në Shkup është e dëmshme për shëndetin e njerëzve.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, në konferencën e sotme për media në Qeveri informoi se me ligjin e ri për emetimet industriale, të gjitha instalimet që kanë leje të integruar A do të kërkohet të kenë një stacion matës që do të masë ndotjen e ajrit 24 orë.

NASER NUREDINI, MINISTËR I MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

“Me ligjin e ri për emetimet industriale, të cilin tashmë e kemi përfunduar dhe është në procedurë qeveritare, do të detyrojmë të gjitha instalimet në vend që kanë leje të integruar A të kenë stacione matëse brenda instalimit, të cilat do të masin ndotjen e ajrit  24 orë dhe të dhënat do të jenë në dispozicion të publikut në çdo orë”

Në ditët e kaluara janë kryer mbi 20 kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në kantieret e ndërtimit, instalimet B dhe raportet e instalimeve që janë nën juridiksionin e qytetit të Shkupit, në dy prej të cilave është konstatuar tejkalim i emetimeve të lejuara dhe gjobë prej 12.000 euro është vendosur për secilin nga subjektet. Medina Ajeti /SHENJA/ 


You may also like