VIDEO/ Shkoi për të parë lojtarët e Hungarisë, në sytë e trajnerit Rosi shkëlqen vetëm “armiku“…Uzuni – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ferencvaroshi ka humbur ndeshjen e dytë radhazi në Europa League. Kampionët e Hungarisë janë mposhtur me rezultatin 1-3 kundër Real Betisit. Në stadium ka qenë i pranishëm edhe trajneri i kombëtares hungareze, i cili ka vendosur të shohë nga afër lojtarët e tij përpara dy dueleve vendimtare me Shqipërinë dhe Anglinë.

Por në sytë e Marko Rosit i vetmi që shkëlqen është “armiku” i tij i datës 9 tetor, Myrto Uzuni. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e vetëm për Ferencvaroshin, teksa ka rrëmbyer me vendosmërinë e tij një top nga mbrojtësit e Real Betisit dhe më pas ka shënjestruar në mënyrë perfekte portën e spanjollëve./Halit Delibashi-Shqip/

You may also like