(VIDEO) Shaqiri: Shpresojmë të arrijmë marrëveshje për rritjen e pagave të mësimdhënësve

by admin
Spread the love




Ministria e Arsimit shpreson që përmes bisedimeve me Sindikatën e Pavarur të Arsimit, Shkencën dhe Kulturës do të evitohet greva e paralajmëruar e punonjësve arsimorë. Sindikata kërkon rritjen e pagave në arsim, në të kundërtën kërcënon me grevë. Rritja e pagës minimale i ka sjellur punonjësit në arsim në një situatë kur pagat e tyre janë pak mbi minimale dhe nuk korrespodojnë me mundin e punonjësve. Por, sipas ministrit, në takimet që pritet të zhvillohen së shpejti bashkë me Ministrinë e Financave, mund të ketë rezultat pozitiv dhe të evitohet greva.

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT
“Jemi të hapur për komunikim. Këtë javë do të zhvillojnë takim ku përveç Ministrisë së Arsimit do të marrin pjesë edhe Ministria e Financave. Besoj nga fundi i kësaj jave ose fillimi i javës tjetër. Përpjekjet janë për ta evituar grevën dhe të arrijmë marrëveshje për rritjen e pagës”.

Lidhur me paralajmërimet për skrining në shkolla, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri nuk ka kurrfarë informacioni. Ai tha se këtë proces po e udhëheq Ministria e Shëndetësisë në bisedime edhe me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse.

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT
“Nuk kemi informacion nga Ministria e Shëndetësisë, por ata bashkëpunojnë me Komisionin për Sëmundje Infektive. Sot ka mbledhje, sigurisht në periudhën në vazhdim mund të organizohet skriningu. Tani jemi në fazë tjetër të procesit arsimor dhe mendoj se me bashkëpunim të mirë do të mund ta kalojmë edhe variantin e ri të virusit dhe të vjen fundi i omicronit”.

Ministri Shaqiri komentoi edhe problemet në gjimnazin matematiko-natyror, ku mësimi po zhvillohet online për shkak të mungesës së ngrohjes në shkollë. Sipas tij, Ministria ka marrë premtime se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt.  /SHENJA/

 


You may also like