(VIDEO) Sërish alarme për bomba të rrejshme në shtatë shkolla të kryeqytetit

by admin
Spread the love




Kanë vazhduar edhe sot kërcënime për bomba nëpër shkollat e mesme të Shkupit. Në orën  9:30 shtatë shkolla të mesme kanë marrë denoncime për bomba të vendosura, ndërkaq menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë kanë marrë  masa për evakuimin   e nxënësve dhe të punsuarit nëpër të gjitha shkollat e kërcënuara.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme deklarojnë  se pas inspektimit nga ana e nënpunësve policor nga sektori për anti-terrorizëm, kërcënimet për të gjitha shtatë shkollat edhe sot rezultuan të rrejshme.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me njoftimet e sotme se shtatë shkolla në territorin e Shkupit kanë marrë mesazh në adresën e e-mailit  kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për  raportime të rreme. Menjëherë pas denoncimeve të marra, nga nëpunësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e shkollave, e pastaj janë kryer edhe kontrolle shtesë nga ekipe për kontrolle antiterroriste dhe u konfirmua se bëhet fjalë për denoncime të rreme”.

Ndërkaq, tani më ka disa javë që shkollat po ballafaqohen me kërcënime të njejta, por ende nuk është zbuluar se kush qëndron pas këtyreve, edhe pse Ministri i MPB Oliver Spasovski  javën e kaluar deklaroi se kërcënime të tilla vijnë nga jashtë shtetit dhe janë afër zbulimit të njërit prej kërcënuesve, ndërsa  e mira e gjithë kësaj është se të gjitha deri më tani kanë rezultuar të rrejshme.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like